Arabia Saudite ushtron presion mbi Somalinë për sanksionimin e Katarit

Autoritetet saudite njëkohësisht me ushtrimin e presionit diplomatik mbi Somalinë për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Katarit, qeverinë e Mogadishos e ka vendosur nën presion për të ndryshuar qëndrimin e paanshëm në lidhje me bllokadën kundër Katarit të vendosur nga vendet arabe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ditë më parë një delegacion i Katarit i kryesuar nga Sultan bin Sa’d Al-Marikhi, ministri konsultativ për çështje të jashtme të Katarit, ka udhëtuar në Somali për të biseduar në lidhje me krizën e ndërprerjeve të marrëdhënieve të vendeve arabe me Katarin. Burimet e Somalisë të hënën kanë theksuar se autoritetet saudite e kanë kërcënuar qeverinë e Somalisë me anulimin e premtimeve financiare në rast se nuk ndryshon qëndrimet e paanshme të saj ndaj krizës së Katarit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite i ka dhënë një ofertë presidentit të Somalisë për t’i dhënë 80 milionë dollarë për të mbështetur qëndrimet e Riadit dhe për ndërprerjen e marrëdhënieve me Katarin, mirëpo Mogadisho nuk ka pranuar këtë ofertë. Katari shfrytëzon hapësirën qiellore të Somalisë për të tejkaluar bllokadën e vendosur nga vendet arabe ndaj kompanisë ajrore të këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne