Arbitri turk Cuneyt Çakir drejtues i ndeshjes Real Madrid-Bayern Munich

Arbitri turk Cuneyt Çakir, do të drejtojë ndeshjen e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve UEFA që do të luhet mes Real Madrid-it dhe Bayern Munich-ut të martën më 1 maj.

Sipas njoftimit nga UEFA, ndeshja e cila do të luhet në stadiumin Santiago Bernabeu në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, do të filloj në ora 20.45.

Ndihmësit e Çakır do jenë po ashtu nga Turqia, Bahattin Duran dhe Tarık Ongun

Arbitër shtesë në ndeshje do të jenë Huseyin Goçek dhe Baris Simsek, ndërsa Mustafa Emre Eyisoy do të jetë arbitri i katërt.

Ndeshja e parë mes Real Madrid dhe Bayern Munich përfundoi me rezultat 2-1, në favor të klubit spanjoll. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne