Ardhja e Rita Orës i kushtoi Kosovës 300 000 EURO!

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës po i kushton bukur shtrenjtë Kosovës. Jo për ndonjë organizim madhështor që sheh hajr populli i Kosovës, por për argëtim. Këngëtaren me origjinë shqiptare, që di pak fjalë shqip për një shumë marramendëse e sollën në Prishtinë për të kënduar. Normalisht edhe këtu sekserët e ardhjes së saj kanë fituar mirë.

Se sa i rëndësishëm është populli i Kosovës, tregon edhe mos qëndrimi i Presidentit Hashim Thaçi në shtetin e vet, por duke bredhur në një takim të sigurisë, që shumë thjeshtë nënkuptohet: “Më e rëndësishme është arritja e ime personale, se sa e shtetit të Kosovës. Më mirë është unë me u takue me ca liderë evropian se sa me qëndrue me popullin tim në këtë jubile”.

Por me këto para që u harxhuan për këtë jubile, krejt pa shije dhe pa dëshirë për të festuar, për shkak se Kosova pas 19 vitesh lufte dhe 10 vjet pavarësi vazhdon të ketë shëndetësi të sëmurë, arsim të brishtë, infrastrukturë të prishur, ekonomi të lodhur, perspektiv të humbur dhe në fund e izoluar nga e gjithë bota.

Me këto para sigurte që do avancohej mjekësia po të investohej në të, ndonjë shkollë e hajrit do të ndërtohej, ndonjë institucion aftësimi modern do të ndërtohej, ndonjë i pastrehë do të gëzohej, ndokujt shpresa do ti kthehej!

Por ne vendosëm të humbin mendjen nga këto duke sjell Rita Orën, ndërsa kampionen Majlinda Kelmendi nuk e presin as në aeroport edhe pse ajo na bënë krenar. Rita na bënë “krenar” me zhveshjen e saj dhe asgjë./ Shekulli Agency

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne