Ardi Veliut i rrëmbejnë kushëririn/ Detajet e krimit mafioz denoncuar nga Artan Hoxha

Një ngjarje e tipit mafioz, rrëmbim dhe zhdukje personi ka ndodhur në Vlorë pasditen e datës 17 korrik rreth orës 15:45.

I riu Elvis Troqe është rrëmbyer pa lënë gjurmë nga dy persona, në mes të qytetit të Vlorës, ndërsa një muaj para rrëmbimit të tij, ka humbur gjurmët shoku i ngushtë, Alban Xhaferri.

Pas rrëmbimit mediat reaguan duke sjellë pamje dhe intervista. Babai i Xhaferrit, Lutfi Xhaferri për News 24 ka thënë se hera e fundit që e kishte parë të birin ishte mbrëmja e 18 qershorit.

“Iku një muaj në Belgjikë dhe kur erdhi ndodhi kjo punë. Tani ka bërë diçka andej, nëse kanë lidhje këto me njera-tjetrën, nuk e di. Të hënën kishte vajtur nusja me gjithë krushkun në Prokurori. Ata i kishin thënë që mund të jetë zhdukur. Po mund ta kenë hedhur e ta kenë vrarë në ndonjë vend. djalin për herë të fundit e kam parë mbrëmjen e 18 qershorit, rreth orës 23, kur një makinë erdhi e mori për ta çuar në shtëpi”,- ka thënë babai Albano Xhaferrit.

Rreth këtyre rrëmbimeve mafioze ka qenë gazetari Artan Hoxha që ka publikuar detaje të reja. Në emisionin “Repolitix”, Hoxha publikoi rrëmbimin e Elvis Troqes.

Hoxha u shpreh se dyshimet janë që i riu të jetë rrëmbyer nga persona që i njihte prej kohësh, pasi ka hipur vetë në një benz ngjyrë gri dhe prej aty ka humbur gjurmët, por nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se mund të jetë ekzekutuar.

“Personi ka qenë i ulur në një tavolinë me shokun e tij dhe kur është çuar nuk ka marrë as celularin, sepse ka dalë për një bisedë të shkurtër. Nga ai moment është zhdukur.Familja kishte një darkë familjarë atë ditë, ndërsa Troqa është zhdukur pa lënë gjurmë”,- ka thënë Hoxha.

CNA.al mësoi se Elvis Troqja është i afërm i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai e ka familjar dhe kanë lidhje të afërta gjaku me Elvis Troqen prej nënës së tij.

Ky detaj është mbajtur sekret dhe askush nga mediat nuk ka guxuar ta theksojë faktin se krimi ka mundur të shkojë deri në rrëmbimin e të afërmve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit./ CNA.al

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RWNPLsRItSQ?feature=oembed]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iPIchfYgKH0?feature=oembed]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne