Ardit Bido, drejtori i arkivave te Shqiperise sot ka bere nje postim ne internet ku pranon ate qe kane frike te pranojne shqiptaret: faktin qe Skenderbeu ka qene sllav nga Dibra i fese ortodokse. Ja postimi i Ardit Bidos i cili pranon qe heroi kombetar i Shqiperise eshte me origjine sllave:

Kam mbet jashtë bote 

Shoh sot mediat online që janë “habitur” e “provokuar” që dikush ka thënë se Skënderbeu ka lindur ortodoks 😳
Skënderbeu ka lindur në një familje feudale të Dibrës, me prindër arbëror ortodoks të traditës sllavonishte. I ati ka dhuruar dy fshatra ne Manastirin e Hinlandarit, ku vdiq dhe vllai i Skënderbeut. Ky i fundit u martua me nje ortodokse me shumë gjasa ne Manastirin ortodoks shqiptar të Ardenicës.
Hipoteza e hedhur nga Noli se mund të ishte unit i ritit bizantin ka rënë me kohë. Nuk ka dyshim se ai ka lindur ortodoks, u rrit mysliman (si nizam) u rikthye në krishtërim në kohën e bashkimit të Kishave, gjatë Këshillit të Firences dhe ndaj edhe u shpall Kampion i Krishtit nga Papa, edhe kishte atë shpirtëror, patriarkun e mëvonshëm, arbërin tjetër Shën Nifonin!✌️
Skënderbeu na përket të gjithëve, pavarësisht feve. Fakti historik që ka lindur ortodoks, është rritur mysliman e ka vijuar jetën si i krishterë, krah Papës e Patriarkut njëherazi, veç e forcon figurën e tij mbarëkombëtare pa dallime.

Mirëpo, të shihet kjo si përçarje, e jo bashkim, është e pavendtë dhe jo në dobinë tonë kombëtare.

234