Argjendi, Mëndafshi dhe Separatizmi: Rigjallërimi i arkitekturës Osmane në Janinë

nga MATT HANSON.

Janina është kryeqyteti i Epirit, një rajon i njohur në histori si tokë greke. Aktualisht Janina është i pesti për nga madhesia në vend. Janina është një qytet aktiv universitar me një atmosferë intelektuale me reputacion. Ai është i njohur për argjendarët e saj, pëlhurat e mëndafshit si dhe selinë e vjetër të autokratit Osman, Ali Pashës nga Tepelena e Shqipërisë, ku varri dhe kompleksi i xhamisë së tij ende kurorëzojnë kështjellën e qytetit. Një ringjallje arkitekturale vitin e shkuar e ka kristalizuar këtë vend sidomos me hapjen e muzeut të argjendarisë i cili është i një klasi botëror.

Rreth 100,000 banorët e Janinës kanë trashëguar ato që ndoshta janë shembujt më të mirë të ruajtur të arkitekturës Osmane në Greqinë moderne. Peisazhi alpin është i pajisur me dy xhami të ruajtura mirë, megjithëse jo funksionale ato ngrihen mbi liqen tek shkëmbinjtë natyrorë të akropolit nën qiellin që shpesh herë duket në ngjyrë argjendi. Në gjithë qytetin shihen mbetje të mrekullueshme të arkitekturës osmane, si në muret e kështjellës të ndërtuara mbi themelet e antikitektures antike helene, bizantine, normane dhe të pushtimeve veneciane.

Më 9 tetor 1430, Osmanët ende pa e pushtuar Konstandinopojën, shkelën për herë të parë në Janinë, kur ishte akoma Despotati i Epirit, një shtet perandorak që pasoi sundimin qendror bizantin. U qeveris më vonë nga Carlo Tocco, një kont italian nga ishulli i Cefalonisë në detin Jon. Viti i vetëm i mbretërimit të tij, kishte të bënte kryesisht me dorëzimin e qytetit tek Sinan Pasha, “bejlerbej”, domethënë komandanti i komandantëve të Rumelisë, Ballkani i sotem. Më herët gjatë vitit, nga fundi i marsit, Sinan Pasha si u ngrit herët në mëngjes, drejtoi forcat e tij drejt Selanikut dhe e rrethoi atë.

Njerëzit në Janinë si dëgjuan për tragjedinë që ndodhi në Selanik ju afruan Carlo Toccos me peshkopin e vendit dhe u lutën për paqe. Kur Sinan Pasha dhe ushtria e tij arritën në Janinë, të dyja palët u pregatitën për një kapitullim. Kjo kulmoi me dekretin e Sinan Pashës, dokumentin e parë Osman të shkruar në greqisht i cili i referohej një vendi në Greqi. Deklarata e saj e ruajti autonominë e Janinës, me një trashëgimi shekullore të pashembullt.

Historia ishte relativisht e mirë për Janinën. Sipas studiuesve të tillë si Donald M. Nicol, autor i “Shekujt e fundit Bizantin”(The Last Centuries of Byzantium) dhe Ersi Brouskari, redaktor i “Arkitekturës Osmane në Greqi”, Perandoria Osmane nuk e ndërpreu jetën ekonomike, politike dhe shoqërore, as traditat etnike dhe fetare të epokës bizantine. Me futjen e mëvonshme të sistemit Osman të “miletit” që menaxhonte vetëvendosjen e komunitetit etnik dhe fetar, Janina do të shihte ndërrime të shumta pushtetesh deri në modernizim.

Vetëm një shekull pasi Osmanët e kishin pushtuar Janinën të krishterët vendas u revoltuan në një kryengritje fshatare të udhëhequr nga një figurë e njohur me epitetin qeni i zgjuar. Ai ishte Dionis filozofi i cili në vitin 1611 nxiti antipatinë greke si shkak nga konfiskimet arbitrare të pronës dhe rrëmbimet e fëmijëve. Kundërshtimi që pasoi vazhdoi të përkufizojë peizazhin arkitekto-kulturor të Janinës, pasi të krishterët grekë u ndaluan të banonin brenda rrethit të kështjellës. Së shpejti aty u strehuan hebrenjtë dhe turqit, historitë e të cilëve u dhanë formë lagjeve të revitalizuara të Janinës, mes rilindjes nostalgjike dhe estetikës së vjetër.

Vetë qyteti është një trashëgimi që ndryshoi duar pas duarsh nga komunitetet e shkuara. Revolta e vitit 1611 dhe ekzekutimi i mëvonshëm i murgjve dhe prishja e manastirit në Shën Gjon Pagëzorit në akropolin verilindor çoi në vitin 1618 jo vetëm në ngritjen e Xhamisë së Asllan Pashës në vendin e saj, por edhe në një zhvendosje kulturore të vendosur në rajon nga sundimi Osman. Aktualisht Muzeu Etnografik i Janinës, Xhamia e Asllan Pashës jane një ndërthurje ekzotike dhe antike e Romantikës dhe Orientalizmës, ku shkrimet autentike osmane duken qartë të gdhendura në shtylla të shkëlqyera në mes të nje estetike tradicionale hebraike, islame dhe të krishtere.
Në pikën më të lartë të akropolit juglindor ndodhet Xhamia Fetije, e ndërtuar mbi themelet e një kishe bizantine metropolitane, ku thuhet se muslimanët që shoqëronin Sinan Pashën u falën pas dekretit të tij si simbol i ndryshimeve territoriale në Perandorinë Osmane. Ajo ruhet edhe sot në kushte të pandryshuara, në lidhje me elementët islamë, siç janë dy shtyllat e mermerit të mbetura nga kisha origjinale bizantine, pranë “mihrabit” që dikur udhëhiqte besimtarët e Janinës në faljen e tyre në drejtim të Mekës.

Shkrimtari dhe udhëtari i njohur Osman, Evlija Çelebija e vizitoi Janinën rreth vitit 1670 dhe la një rekord për banorët të saj, numrin e popullsisë, dyqanet, duke përfshirë edhe rrobaqepësitë, argjendaritë dhe tregtarët e mëndafshit. Ai vuri në dukje se në qytet ishin shtatë xhami, dhe mbi 30 të tjera në rrethinat e tij. Burime të tjera nga Nikos Papageorgiou dhe Eleni Tsimpida tregojnë gjithashtu për shtatë teqe dervishësh në Janinën e shekullit të 17-të. Gjatë kësaj kohe, mjeku francez Jacob Spon udhëtoi në Janinë dhe konfirmoi raportet e detajuara të Çelebisë se qyteti ishte me të vërtetë i begatë. Megjithatë, do duhej edhe një shekull tjetër kur Janina të fitonte reputacionin e saj më të madh, të udhëhequr nga Luani i Janinës, Ali Pasha i Tepelenës. Ali Pasha me origjinë shqiptare, revolucionarizoi tregtinë osmane në Epir, ndërkohë zgjeroi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nxiti një ringjallje kulturore midis të nënshtruarve të tij grekë, me të cilët ai ishte po aq i mire sa edhe aq i shpejtë sa që i fuste dhe i qepte në një thes duke i hedhur që të mbyteshin në liqen.

Ishte Ali Pasha që e drejtoi Janinën nga viti 1788 deri në vitin 1822, ku në këtë kohë qyteti mori formën e tij bashkëkohore në lidhje me ruajtjen dhe ringjalljen e arkitekturës osmane. Jo vetëm që i mbikëqyrte rindërtimet e mureve të kështjellës por e shpalli Janinën edhe si rajonin e tij sovran të quajtur Pashallëku i Janinës ku dhe vdiq për të. Ndërkohë që Konstandinopoja urdhëroi ekzekutimin e tij, filloi lufta për pavarsinë Greke, fillimisht në Greqinë qendrore dhe më në fund duke rezultuar një dekadë më vonë me fitore. Studiuesi britanik, David Brewer e hap studimin e tij mbi luftën për pavarsinë Greke nën titullin “Përpjekja për liri nga shtypja Osmane” ku shpjegon se si forcat Osmane u shmangën nga kryengritja greke për shkak të nevojës për të rrëzuar Luanin e pavarur të Janinës.

Ali Pasha ndoqi sistemin e bastioneve të fortifikimit duke rindërtuar kryesisht ish muret bizantine që mbronin kështjellën. Akropoli juglindor ende sot quhet sic quhej në periudhën Osmane, its Kale (turqisht İç Kale), ku Xhamia Fetije sot qëndron afër varrit të hekurt të despotit Shqiptar dhe ish residencës se tij, sot nga një ish-ndertesë mbretërore strehon Muzeun Bizantin. Në vitet e fundit, fortifikimi perëndimor, i vendosur poshtë kullës 1000 vjeçare Bohemond, u rrezua në vitin 2007 nga vjetersia dhe amortizimi, nderkohë Fondacioni Kulturor i Grupit të Bankës së Pireut nxiti plane për rinovimin e mureve monumentale me qëllim kthimin e tyre në një muze.

Rindërtimi, restaurimi, dhe rehabilitimi hyri në oxhaqet, portat dhe harqet e të gjitha ambienteve dhe fasadave të gurta të stilit Osman. Projekti u finalizua dhe u hap për publikun në korrik të vitit 2016, duke paraqitur një muze të artit të përshtatur me një përfaqësim autentik të sofistikimit arkitektural para modern. Hapësira historike tani ndriçon ekspozitat e përhershme dhe aktuale të Muzeut të Argjendarisë të Janinës i cili dëshmon traditën e artizanëve të përpunimit të metaleve në Epir, me analiza të veçanta gjithëpërfshirëse të rëndësisë shoqërore dhe ekonomike të artizanatit për trashëgiminë kulturore Osmane dhe vazhdimësinë e saj në kohën postmoderne.

Për rëndësinë e saj komerciale në Evropë, industritë artizanale të Janinës u lavdëruan shumë gjatë shekullit të 18-të, të krahasueshme me Marsejën për P. Garnier, konsullin francez në Arta dhe një Manchester i vërtetë dhe Paris i Rumelisë për diplomatin anglez D. Urquhart. Ali Pasha inkurajoi me zel veprimtarinë kulturore greke në Janinë, duke forcuar iluminizmin modern grek. Studiuesi i njohur epiriot, Neophytos Doukas shkroi: «Gjatë shekullit të 18-të, çdo autor i botës greke ishte ose nga Janina ose ishte diplomuar në një nga shkollat ​​e qytetit. Arkitektura e saj rurale e thjeshtë Osmane, ndërthuret me peizazhin në një përzierje elegante të mjedisit dhe historisë./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne