Argjentinë, gjendet fosil dinozauri 200 milionë vjeçarë

Në Argjentinë është gjetur fosil gjigand i dinozaurit për të cilën vlerësohet se është i vjetër të paktën 200 milionë vite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas revistës Nature Ecology & Evolution, arkeologët që zhvillojnë hulumtime në Argjentinë, kanë zbuluar fosil gjigand të dinozaurit për të cilën mendohet se është i vjetër mes 201 dhe 237 milionë vite.

Thuhet se fosili me lartësi prej 4 metra, dhe i gjatë 10 metra ka qenë i një dinozauri të llojit barëngrënës i quajtur “Ingentia prima”.

Cecilia Apaldetti, nga Unviersiteti Kombëtar San Juan të Argjentinës, tha se shkencëtarët mendonin se dinozaurët gjigand në botë kanë jetuar para 180 milionë viteve, por me këtë zbulim është vënë në dukje se ata kanë jetuar edhe më parë.

Mendohet se ky lloj është pararadhësi i dinozaurëve gjigand “Brachiosaurus” dhe “Diplodocus” që kanë pasur qafa dhe bishta të gjatë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne