Agjërimi dhe vlerat e tij – Emisioni Impakt

Emisionin tonë të radhës moderatore Migena Balla i’a ka kushtuar muajit të veçantë të Ramazanit, në të cilin besimtarët muslimanë performojnë një nga ritet më të gjata që është argjërimi.

Në emisionin kemi të ftuara dy mjeke të ardhshme të cilat do të na flasin jo vetëm për vlerat që ka argjërimi nga ana shpirtërore, por gjithashtu edhe nga ana mjekësore dhe fetare.

Të ftuara kemi Emanuela Fejzolli, studente mjekësie dhe Romina Hasani, gjithashtu studente mjekësie dhe mësuese e fesë islame.Të dyja vajzat do të diskutojnë për benefitet e argjërimit në jetën dhe trupin e njeriut. Gjithashtu dhe sesi ndikon argjërimi në përmirësimin e jetës, duke qënë se ka edhe shumë studime lidhur me mirësitë e tij.

Diskutimi fillon me pyetjen më të rëndësishme të drejtuar nga Migena: Pse ne argjërojmë?

E ftuara e parë Romina e lidh argjërimin me arsyen përse është krijuar kjo botë. Njerëzit jetojnë dhe kanë ardhur në këtë tokë më një mision dhe qëllim për t’u bërë më të devotshëm. Agjërimi nuk ka qënë vetëm traditë profetike e profetit Muhamed (a.s) por edhe e profetëve para tij.Po ashtu edhe fetë e tjera kanë një traditë të ngjashme si e jona e argjërimit.

Ramazani cilësohet si shkollë e cila edukon shpirtin e njeriut, shkollë në të cilën mëson, arrin durimin më të lartë dhe gjithashtu falë tij mund të njohësh cilësi të vetes të cilat nuk i dije se i kishe më parë.

Ndryshe nga punët e tjera që një besimtar mund të bëjë, argjërimi bën diferencën sepse “Allahu thotë që unë e shpërblej atë argjëron për mua, çdo punë e birit të Ademit është për të ndërsa argjërimi është për mua”. Kjo ndodh sepse çdo vepër mund të shihet nga njerëzit që të rrethojnë, si namazi, zekati apo haxhi, ndërsa argjërimin askush nuk mund ta shohë.

Diskutimi vazhdon me pyetjen nëse duhet të kemi frikë nga argjërimi.

E ftuara e dytë Emanuela komenton për faktin se nuk duhet të kemi frikë nga argjërimi pasi si vepër po bëhet për hir të Zotit, dhe si e tillë nuk ka përse të kemi frikë. Por edhe personat që e kanë për herë të parë argjerimin nuk kanë përse të ngurrojnë nga shqetësimi se si do mund të rrinë për një kohë mjaftueshëm të gjatë pa konsumuar asnjë lloj ushqimi.Vetëm në ditët e para qëndron vëshirësia, më pas  vetë organizmi fillon të mësohet me këtë lloj regjimi dhe fillon të jetë më energjik madje se zakonisht.

Madje edhe shkenca me studimet e saj të fundit ka arritur të vërtëtojë gjithë mirësitë që njeriu arrin të marë nga argjërimi. Por kjo nuk do të thotë që argjëruesit të argjërojnë vetëm për benefitet që ndodhin në organizmin e tyre ose si një formë diete, por për kënaqsinë e Zotit.

Argjërimin arrin ta shpjegojë me një analogji të thjeshtë: sikurse çdo aktivitet i cili bëhet rutinë dhe shpeshherë i mundimshëm për trupin dhe ka nevojë për një pushim për t’u rigjeneruar dhe të fiojë gjithë energjitë e humbura gjatë kohës së kryerjes së këtij aktiviteti, si i tillë shërben dhe ramazani. Falë ramazanit organet jetësore dhe organizmi i njeriut në përgjithësi munden të ulin ritmin e punës së tyre dhe të rifuqizohen për të funksionuar më mirë më vonë.

I gjithë ky proçes ndodh sepse organizmi nuk ka tjetër me çfarë të meret dhe fillon të kujdeset për dëmtimet që mund të ketë pësuar dhe me eleminimin e toksinave dhe çdo lënde tjëtër të dëmshme brenda trupit.

Gjithashtu një aspekt që vlen për t’u përmendur gjatë argjërimin është dhe mënyra sesi vendos të ushqehesh. Këtu duhet përmendur shmangia e konsumimit të tepërt të shqimit si sasi, por edhe e disa ushqimeve të cilat janë shumë të pasura në kalori dhe dëmtojnë organizmin. Me çfarë duhen zëvendësuar ato? Po në iftar si duhet të ushqehemi?

Këto dhe diskutime të tjera mbi benefitet e argjërimit vazhdojnë në emisionin Impakt, të cilin mund ta ndiqni në: https://www.youtube.com/watch?v=HJ7pcDSTHEE

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne