Armagedon: Mike Pence, Izraeli dhe Ungjillorët

nga Morgan Strong

Të hënën, zëvendës presidenti amerikan Mike Pence mbajti fjalimin kryesor në samitin vjetor të organizatës “Të krishterët e bashkuar për Izraelin” (Christians United for Israel).

Pence premtoi edhe një herë se administrata Trump do ta lëvizë ambasadën amerikane në Jerusalem, kësaj here e tha para mbështetësve të krishterë të Izraelit. “Fjalimi i tij shënon një ndryshim thelbësor në gjuhën që Shtëpia e Bardhë ka përdorur historikisht për të artikuluar marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin”, shkroi në Uashington Post, Dan Hummel i Harvard Kennedy School. Ky ndryshim themelor është në drejtim të Sionizmit të krishterë, një ideologji që bazon mbështetjen e saj politike për Izraelin në besimin se shteti modern i Izraelit është një manifestim i profecive të Biblës, dhe se fati i Shteteve të Bashkuara është i lidhur profetikisht me Izraelin. Hummel e përshkroi Pencin si “një i krishterë sionist i flaktë”, i cili shpreh mbështetjen e tij për Izraelin në terma eksplicitë profetikë. Shfaqja e tij në samit “sinjalizon një epokë të re të ndikimit të krishterë sionist në Shtëpinë e Bardhë”.

Njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i vetëm i Izraelit është shumë më tepër se simbolikë. Në fakt ajo mohon idenë dhe qëllimin e procesit të paqes, një zgjidhje me dy shtete. Procesi i paqes mbi të cilin ky koncept ishte më i rëndësishmi, tani është i paarritshëm. Presidenti Abbas i Autoritetit Palestinez e ka pranuar këtë. Palestinezët janë të bindur tani se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk mund të jenë një ndërmjetës i ndershëm, ose moderator neutral. Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë një moderator vërtetë i paanshëm. Ndikimi politik i Izraelit i ka bërë marrëdhëniet e ndershme të pamundura, ku hipokrizia duket qartësisht e dhimbëshme tani. Shpresa e vetme për palestinezët është një përfshirje graduale e popullsisë palestineze e Bregut Perëndimor dhe Gazës në atë që të gjithë të bëhen një entitet i vetëm, Izrael. Pak gjasa ka që një rezultat i tillë të ndodhë. Izraeli kurrë nuk do pranojë në heshtje dhënien e shtetësisë dhe të drejtën e votimit për myslimanët dhe të krishterët palestinezë në atë që tani sipas Netanjahut tregohet si shteti hebre.

Netanjahu është i besimit të palëkundur se ai është i zgjedhur nga zoti për të drejtuar popullin hebre të Izraelit. Megjithëse i duhet të nxitojë pak më shumë pasi deri tani është marrë nën hetim për korrupsion dhe keqpërdorim detyre për të katërtën herë.

Pjesa e preferuar biblike e Mike Pence është (Mckay Coppins, The Atlantic, Jan / Feb 2018) “Sepse unë i di planet që kam për ju, thotë Zoti, plane që ju japin përparim dhe nuk ju dëmtojë, plane që ju japin shpresë dhe të ardhme”. Ashtu si Netanyahu edhe Pencei është i bekuar në mënyrë të barabartë nga hiri i Perëndisë, me sa duket në qëllimin e ndërsjelltë. Kur Shtetet e Bashkuara e njohën kryeqytetin e Izraelit, Jeruzalemin, ne ramë dakord të paktën pjesërisht, për të thirrur dhe pritur Mesian dhe për të filluar përgatitjet për betejën në Armagedon. Kjo është ajo që besojnë sionistët e krishterë, të cilët me cdo kusht duan drejtimin. Armagedoni do të jetë beteja përfundimtare për çlirimin e botës nga të gjithë sionistët jo të krishterë. Bibla na tregon se Jezusi do të kthehet për ti rregulluar të gjitha.

Muslimanët, hebrenjtë, budistët, hindutët, shintët, animistët, voodooistët, katolikët, agnostikët dhe ateistët, etj., do të konvertohen në legionet e sionistëve të krishterë të Zotit, Mesisë, Jezu Krishtit i cili do triumfojë dhe do zhdukë të gjitha të këqijat që po ndodhin tani.

Por së pari ata besojnë se Izraeli i lashtë duhet të bëhet i plotë dhe i pakufizuar nga heretikët muslimanë, që profecia biblike e kthimit të Krishtit në tokë të përmbushet.

Sapo toka e Izraelit të bëhët e pastër dhe e gjitha e tyre, një sërë kataklizmash do të vijnë që do i paraprijnë ardhjes së dytë. Megjithatë ardhmja e dytë e Jezusit nuk do tu pëlqejë Izraelitëve sipas liturgjisë së krishterë sioniste. Izraeli për fat të keq nuk do të jetë më. Izraeli do të shkatërrohet gjatë këtij apokalipsi. Jezui i shqetësuar me hebrenjtë te cilët nuk e konsideruan atë si Mesia, do ti vrasë të gjithë hebrenjtë që refuzojnë të konvertohen në krishterim, apo më saktësisht sionizmin e krishterë. Jezusi nuk duket se është ai që të kthen njërën faqe kur i gjuan tjetrën.

Nëse besoni ndryshe, nëse besoni se profecitë biblikë të interpretuara nga sionistët e krishterë janë një çmenduri, atëherë ju jeni një shumicë e pafuqishme. Sepse e drejta e krishterë ka ndikim të jashtëzakonshëm në administratën e Presidentit Trump dhe Mike Pence. Pence është një nga numrat e tyre. Ai nuk përpiqet ta fshehë këtë; ai është mjaft i qëllimshëm në diskutimet e tij publike për rilindjen e tij dhe shpëtimin e tij. Ai u shpëtua nga një jetë e tepruar, me sa duket kur përqafoi mësimet rigoroze të sionistëve të krishterë. Apo ndoshta e kuptoi që një katolik irlandez në Indiana nuk kishte një shans në ferr për të fituar zgjedhje.

Sionistët e krishterë, nëpërmjet vendosjes së Mike Pence në Shtëpinë e Bardhë, arritën një masë të pabesueshme të ndikimit mbi ndoshta kombin më të fuqishëm në këtë tokë. Ata besojnë se vetëm apokalipsi do të pastrojë shpirtrat e heretikëve dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë ai instrument që sjell zemërimin e Perëndisë. Burimet e mëdha, fuqia ushtarake e Shteteve të Bashkuara është pjesë e planit hyjnor për të sjellë Apokalipsin tek ne.

I ndjeri Jerry Falwell, ish udhëheqësi i tyre, tha publikisht se besonte se Profeti Muhamed ishte i keq dhe terrorist. Kjo është arsyeja përse zionistët e krishterë mbështesin Izraelin kundër palestinezëve kryesisht myslimanë dhe botës së madhe arabe.

Xhorxh Bushi, i rilinduri ishte një tjetër besimtar i vërtetë. Ai nuk bëri asnjë përpjekje për të ndalur përpjekjet e tërbuara të Ariel Sharonit për përzënien e palestinezëve nga territoret e pushtuara. Sharoni donte të rivendoste Mbretërinë e lashtë Hebraike, duke aneksuar Bregun Perëndimor dhe Gazën, të cilin ai e quajti Judea dhe Samaria, provincat antike të Izraelit biblik. Xhorxh Bush nuk bëri asnjë përpjekje për të mbrojtur udhëheqësin palestinez Jasser Arafat gjatë rrethimit në selinë e tij në Ramallah, sepse ungjillorët nuk i thanë atij të vepronte. Bush madje as procesin e paqes nuk e vazhdoi, me qëllim për të kënaqur preferencat e tyre.

Netanjahu tani po realizon atë që Sharoni nuk arriti ta bënte. Izraeli po vazhdon të zgjerohet përmes vendbanimeve të mëdha në territoret palestineze pa kundërshtime dhe pa paralajmërime nga administrata Tramp. Dhe ata do ta kenë kryeqytetin e tyre.

Donald Trumpi, zot i të cilit është vetëm Mammoni, do të bëjë jo më pak se paraardhësi i tij republikan për përfitim. Partia Republikane mbështet shumë tek e djathta e krishterë, si për para edhe për vota. Ata kanë një ndikim të thellë në drejtimin e partisë, edhe nëse tani ajo duket më shumë teokratike sesa politike. Sionistët e krishterë kanë më shumë gjasa të votojnë dhe janë shumë kontribues bujarë. Ata janë baza e teokracisë të re republikane. Trump e di këtë dhe është mjaft i vetëdijshëm se ndikimi i tyre është tejet i rëndësishëm për të fituar garën për senator në Alabama. Pavarësisht reputacionit të njollosur të Roy Moore, sondazhi i fundit tregon se dyzet përqind e tyre vazhdojnë ta mbështesin në mënyrë të vendosur, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pavendosur.

Këta njerëz të devotshëm, të cilët presin ardhjen e Krishtit, nuk shohin asgjë të keqe tek vrasja e mjekëve që kryejnë aborte. Këta njerëz të virtytshëm janë të njëjtët njerëz që kanë dënuar homoseksualët me etiketimin, devijantë seksualë (siç është përshkruar Pencei nga Trampi se ai donte “t’i varte të gjithë në litar”). Ata kurrë nuk do tu japin grave të drejtën për abort dhe as që janë të prirur për martesat mes njëjtit seks. Këta njerëz të devotshëm që konsiderojnë cdo besim tjetër fetar si herezi meritojnë censurë ose më keq.

Ata nuk dëshirojnë që të kenë paqe me palestinezët apo të tjerët që ndjekin Islamin. Palestinezët nuk kanë vend në Izraelin biblik. Të krishterët / sionistët duan që palestinezët të shkojnë, që mbretëria e sapolindur e Izraelit të pastrohet.

Ajo që është shqetësuese është se ne kemi një President që për hir të fitimit të zgjedhjeve do të pranojë atë që disa njerëz të mashtruar besojnë si profeci biblike. Ajo që është më shqetësuese është se ne kemi një President që mund ta besojë këtë absurditet.

Morgan Strong, një ish profesor i historisë së Lindjes së Mesme ishte një konsulent për “60 Minutes on the Middle East”. Ai ka shkruar për Playboy, USA Today, Vanity Fair, dhe shumë të tjera./counterpunch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne