Armand Ali: Historia “ndriçuese” e prokurores së Tahirit, filloi me dosjen e “Xhihadistëve

Duke lexuar lajmet rreth zhvillimeve te fundit me ra ne sy edhe lajmi “bombastik” per prokuroren nga e cila pretendohet se po na trembet politika shqiptare. Por kush eshte kjo prokurore ne te vertete dhe kur filloi “shkelqimi” i ketij “ylli” ne organet e zhdrejtësisë shqiptare?
Historia e saj “ndriçuese” filloi me Dosjen e “Xhihadistëve” ne muajin mars 2014. Ishte ceshtja e pare e ketij lloji dhe me kaq bujë ne opinionin shqiptar dhe jo vetem. Duke qenë hera e pare qe behej arrestimi i nje numri jo te vogel “xhihadistesh” patjeter qe duhej krijuar edhe nje figurë e veçante nga prokuroria qe do te mbante mbi shpatulla nje hetim kaq te pazakonte e te panjohur per zhdrejtesine shqiptare. Keshtu qe nga nga zyrat e Prokurorise per Krime te Renda u perzgjodh nje figure e re e pa njohur dhe e pa perfolur. Kjo ishte Elisabeta Imeraj te cilen sot duan ta paraqesin si Silvia Konti. Per nje vit rresh u lodh ajo sebashku me disa oficer te policise gjyqesore per te pregatitur nje dosje voluminoze për nga numri i fletëve por skandaloze per nga permbajtja.
95% e asaj dosje eshte mbushur me pergjimet e telefonatave ku flitet per rutinen e perditshme te jetes se disa muslimanëve dhe familjeve te tyre.
Ne ate dosje ka fakte te shumta qe vertetojne manipulimet e bera nga kjo prokurore dhe çerat e saj. Per nje vit rresht asnjehere te vetme te arrestuarit nuk u morren ne pyetje as nga prokurorja e as nga oficeret e policise gjyqesore. Edhe shtyrja e afateve te paraburgimit per nje vit rresht eshte bere pa dijeni te te arrestuarve dhe ne emer te tyre jane firmosur me shkrimin e dores se oficereve te policise gjyqesore aktet ku pretendohet se ata ishin lajmeruar per shtyrjen e ketyre afateve.
Ne ate dosje shikon se te arrestuarve u jane mveshur numra telefonash qe nuk u perkisnin si rasti i Orion Reçit dhe te tjere. Pjese e manipulimeve te asaj dosje jane edhe pergjimet ndaj meje te urdheruara nga prokurorja “e hekurt” ku pervec dy numrave te perdorur nga une ne ate kohe, kjo prokurore i shtoi edhe nje numer tjeter te cilin deri sot une nuk kam arritur te di se cilit shteti i perket. Çuditerisht urdheri i pergjimit ndaj meje eshte dhene vetem 5 dite pas vizites se Papës ne Tiranë edhe pse une kam qene ne vezhgim qe ne mars 2014 sapo u emerova imam ne xhamine e Unazes se Re.
Pasi filloi gjykimi i kesaj ceshtje dhe prokurorja i paraqiti dosjen trupit gjykues, kryetarja e trupit gjykues i sugjeroi prokurores qe te shtonte ne dosje edhe nenin 25 te kodit penal qe flet per kryerjen e veprave penale ne bashkepunim. Pra ne vend qe kryegjyqtarja te ishte asnjeanese ne ceshtje dhe te merrej me gjykimin e ceshtjes, ajo u be pale me prokurorine duke i mesuar asaj se si te korrigjonte difektet dhe mangesite e punes se saj prej diletanti.
Gjate gjithe procesit gjyqesor ra ne sy fakti se trupi gjykues pranonte cdo lloj kerkese qe bente prokurorja “e hekurt” te cilat ne shume raste ishin shkelje te qarta te kodit te procedures penale. Nje prej ketyre rasteve ishte edhe kerkimi nga disa te pandehur per tju dhene e drejta per gjykim te shkurtuar. Kjo kerkese u kundershtua nga prokurorja dhe trupi gjykues mbeshteti prokuroren dhe i rrefuzoi te pandehurve ate kerkese te drejte. Me pas apeli jua dha atyre te drejten per te fituar gjykimin e shkurtuar.
Çudia qe ra ne sy gjate atij procesi gjyqesor ishte fakti se sa here qe prokurorja ndihej ngushte ne seance perballe pyetjeve ose shkeljeve proceduriale qe ja vinin ne dukje vete te pandehurit, direkt nxirrte nga xhepi celularin (ne mos gabohem ishte i markes BlackBerry) dhe fillonte te komunikonte me mesazhe me dikënd tjeter jashte salles që mendohet se ka qene dikush nga ambasada e SHBA. Dihet qarte se Ambasada e SHBA ka qene jashtezakonisht e interesuar rreth ketij procesi gjyqesor dhe ideatorja e kesaj historie te trilluar e te turpshme e cila ishte fitimprurese per shtetin shqiptar sepse u be shkak per thithjen e fondeve te shumta me preteksin e luftes kunder terrorizmit.
Me pas per ti dhene akoma me shume shkelqim ketij ylli te zhdrejtesise shqiptare, kesaj prokuroreje ju besua edhe ceshtja Shullazi.
Kjo eshte prokurorja “e hekurt” nga e cila po trembet politika.
Politikanet shqiptare nuk duhet te tremben nga kjo prokurore diletante por realisht duhet te tremben nga Ambasada e SHBA. Po deshi Ambasada i gropos te gjithe sebashku, e po e rregulluan pjesen me Ambasaden, nuk ka se cfare tu beje as prokurorja “e hekurt” e as gjithe prokuroret e tjere sebashku. Kjo eshte çorba qe kane pregatitur vete politikanet shqiptare ne 27 vite demonkraci. Nje shtet qe nuk eshte ne gjendje te vendosi asgje vete pa urdherat dhe miratimet nga jashte. Meqenese kete çorbë e gatuan vetë keta politikanë, tani do bejne mire qe ta provojne vete shijen e saj.
Çte mbjellesh do korrësh. Vetëm mos ma harroni edhe Edin qe ti lini nje tas me çorbë qe ta provoje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne