Armand Ali i përgjigjet kaurit Edi Rama për fenë e shqiptarit

“FEJA E SHQIPTARËVE ËSHTË EUROPA”: Kështu ka deklaruar kryemisri shqiptar në Gjermani në prag të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kjo shprehje është edhe qëllimi kryesor i shpalljes së vitit 2018 si Viti i Skënder Beut.
Kjo u duk qartë që në fillimin e këtij viti me trajnimin e mësuesve për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në shkolla sipas modulit anti-Islam të pregatitur me nxitim. Por për këtë pikë do të shkruaj diçka në një rast tjetër inshaAllah.
Nëse do të pyesësh qytetarët e vendeve të BE se kush është feja e qytetarëve të shteteve përkatëse do të thonë se është krishterimi, edhe pse zyrtarisht të gjitha vendet e BE janë shtete laike. Edi Roma dëshiron që feja e shqiptarëve të jetë krishterimi por ai këtë nuk mund ta deklarojë haptazi dhe qartë sepse do të ishte një shkelje e rëndë e laicitetit të shtetit dhe kjo do të shkaktonte shqetësim dhe reagime të shumta nga një pjesë e mirë ose shumica e shqiptarëve. Prandaj Edi Roma e përpunon dhe pastaj e paraqet si fakt të kryer se feja e Shqiptarëve është Europa.
Jo o Edi Roma. Shqiptarët kanë fe dhe besime të ndryshme. Ndoshta një pjesë e mirë e tyre sot dëshirojnë ti bashkohen BE. Ndërsa në të ardhmen mund të duan ti bashkohen SHBA, Unionit Afrikan, Rusisë apo dikujt tjetër. Por kjo nuk ka të bëjë fare me fetë dhe besimet e tyre. Prandaj mos ngatërro çaji me vajin, kekun me byrekun apo bibliotekën me diskotekën.
Nëse një milion shqiptarë të kanë dhënë ty votën që të krijosh qeveri, askush prej tyre nuk të ka dhënë votën e as të drejtën të na përcaktosh besimin fetar dhe krahun se nga drejtohemi kur i lutemi Zotit.
Jo më kot në krye të KMSH ke vendosur disa derdimen që i tërheq nga hundët sa herë të duash dhe ata të vijnë pas të bindur e të bëjnë amin për çdo fjalë që thua. Por nëse në vend të tyre do ishin njerëz që adhurojnë Allahun e jo dollarin dhe euron, do të kishin detyruar brenda 24 orëve të kërkoje falje publike e të sqaroje mirë deklaratën tënde. Por ske faj, ti gjete shesh e po bën përshesh. Je vërtetë politikan i zoti përderisa arrite që të shtish në dorë komunitetit më të madh fetar në vend e ti detyrosh të bëjnë çfarë do ti, e ti detyrosh që të mbyllin sqepin sa herë të do qejfi ty. Për këtë gjë bravo të qoftë ndërsa atyre derdimenëve jazëk ju qoftë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne