Armë dhe kanabis, kapen 4 “fermerët” shqiptarë të drogës në Britani

Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi u kapën me drogë e armë. Disa armë dhe rreth 1 mijë bimë kanabis u gjetën nga policia në OldBury.

4 të rinjtë shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur akuzohen për kultivim kanabisi dhe aktualisht po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent pasi kanë hyrë ilegalisht në Britani.

Ferma u zbulua pas një informacioni se disa persona që po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estate.

Në fotografitë e publikuara nga mediat britanike, mund të dallohen me qindra bimë kanabisi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne