“Armenia ka kryer krim kundër gjithë botës islame”

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se Armenia me pushtimin e tokave të Azerbajxhanit dhe me shkatërrimin e monumenteve fetare dhe kulturore ka kryer krim ndaj gjithë botës islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë gjatë takimit me ambasadorët e shteteve muslimane të cilët veprojnë në Baku, Aliyev rikujtoi se Azerbajxhani është anëtari aktiv i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe që ky shtet mbështet vendet muslimane në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Duke bërë të ditur se në samitin e OBI-t të organizuar vitin e kaluar në Turqi kanë formuar grupet e kontaktit lidhur me pushtimin e tokave të Azerbajxhanit nga Armenia, Aliyev theksoi se i japin rëndësi të madhe mbështetjes së dhënë nga shtetet muslimane.

Ai shtoi se Armenia po i mban tokat e Azerbajxhanit nën pushtim me vite të tëra dhe që me këtë po i shkel të gjitha rregullat e drejtësisë ndërkombëtare, si dhe që nuk e përfill vendimin nr 4 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Duke nënvizuar se brutaliteti i ushtruar nga Armenia është kundër gjithë botës islame, Aliyev tha se “Në tokat e pushtuara kanë shkatërruar të gjitha monumentet tona fetare dhe kulturore. Ne kemi pamje dhe dokumente të shumta që e dokumentojnë këtë. Më shumë se 1 mijë persona u detyruan të largohen nga tokat e tyre. Problemi i konfliktit Armeni-Azerbajxhan dhe problemi i Nagorni Karabahit duhet të zgjidhet vetëm në kuadër të rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Azerbajxhanit. Ne zbulojmë të vërtetat në gjitha institucionet ndërkombëtare. Natyrisht, ne duam që edhe vëllezërit dhe motrat tona në vendet muslimane të dinë se çfarë barbarizmi ushtrojnë armenët në tokat që janë nën pushtim. Ky barbarizëm nuk ka ndodhur vetëm kundër Azerbajxhanit, por gjithë botës islame. Xhamitë e qyteteve të Azerbajxhanit të cilat ndodhen nën pushtim, janë shkatërruar nga armenët. Ky krim është një krim i ushtruar ndaj gjithë botës muslimane. Duam që këtë ta dinë të gjithë muslimanët”.

Aliyev po ashtu shprehu nevojën e zgjidhje së problemeve mes shteteve muslimane nëpërmjet rrugës së paqes dhe fuqizimit të mbështetjes./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne