Armët e NATO-s në duar të terroristëve të ISIS

Forcat demokratike kurde të Sirisë gjatë operacioneve për çlirimin e qytetit Tabaka në provincën Raka, kanë zbuluar dhe konfiskuar pajisje luftarake të Aleancës Veri-Atlantike NATO të cilat ishin në dispozicion të terroristëve të ISIS.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se forcat demokratike kurde të Sirisë të mërkurën kanë çliruar rreth 80% të qytetit Tabaka nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe kanë marrë në kontroll të plotë këtë rajon. Qyteti Tabaka ndodhet në rrugën strategjike dhe 54 km në perëndim të qytetit Raka, qendra kryesore e terroristëve të ISIS në Siri. Para kësaj gjatë procesit të çlirimit të rajoneve të ndryshme të Sirisë nga pushtimi i terroristëve si pjesën lindore të qytetit Alepo, janë zbuluar dhe konfiskuar depo të armatimit dhe pajisjeve luftarake të prodhuara në vendet perëndimore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne