Arreaza: Nëse Trump shkon më tutje, do ti lyejë duart me gjak në Venezuelë

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza tha se populli po kalon shumë vështirësi për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Nëse ShBA-ja shkon edhe më tej, atëherë duart e Trumpit do të lyhen me gjak”, shtoi ai.

Në një konferencë shtypi që mbajti në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB), Arreaza i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “tentativë për grusht shteti” në Venezuelë.

Arreaza argumentoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ia kanë ngulur sytë naftës, arit dhe mineraleve të Venezuelës.

”Ata duan naftën e Venezuelës’, tha ai.

Në lidhje me mospranimin nga Venezuela të ndihmave humanitare të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Arreaza bëri këtë vlerësim: “Kemi një qeveri që ju kërcënon me përdorimin e forcës dhe me embargo dhe kërkon që edhe vendet e tjera të zbatojnë embargo ndaj jush. Le të jemi të sinqertë, a dëshiron me të vërtetë (kjo qeveri) t’ju ndihmojë? Një qeveri armike që ju vret dëshiron t’ju ndihmojë?! Le të jemi pak konsekuent”.

Duke kërkuar heqjen e sanksioneve kundër vendit të tij, Arreaza argumentoi se në Venezuelë nuk ka krizë humanitare.

“Nuk ka krizë humanitare në Venezuelë, ekziston një ekonomi që përballet me embargo”, tha ai.

Arreaza gjithashtu deklaroi se ata janë të gatshëm të ulen dhe të flasin me opozitën.

”Ne jemi gati të ulemi dhe bisedojmë me ata (opozitën) në çfarëdo formati për 15 minuta, 15 orë, 15 ditë. Ne jemi gati. Ne presim që opozita të bisedojë me ne”, nënvizoi ai.

Pasi tha se populli venezuelas po vuan mjaftueshëm për shkak të sanksioneve amerikane, Arreaza shtoi: ”Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkojnë më tej, atëherë duart e Trumpit do të lyhen me gjak. Situata në Venezuelë do të përkeqësohet edhe më shumë, ajo që ndodhi në Vietnam do të ndodhë edhe në Venezuelë… Vetëm populli amerikan mund ta ndalë çmendurinë e Trumpit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne