Arrestohen 10 “peshkaqenë” të nëntokës serbe

Policia ka bërë një goditje të gjerë në Serbi mbi krimin. Uniformat blu të shtetit serb kanë vënë në pranga gjithsej 10 vetë, të njohur për kryerje të veprave të rënda penale të tilla si: vrasja, trafiku i drogës, grabitja, vrasje për motive politike, e afria me udhëheqësit dikur më të fortë të shtetit të Serbisë. Stojke njihet si drejtuesi i grupit famëkeq “Rakovica” i njohur për brutalitet në konfliktet me kundërshtarët. Pranë tij ishin Predrag Vuisiç, Nenad Peric, Sinisa Plavshiç, Dragan Savoviç dhe Goran Pavloviç, shkruan Telegraf.rs.

Likuidimi i Veselin Vesko Bozovic dëshmon për mizorinë e klanit, dhe grupi i Nebojsha Stojkoviç u akuzua për të. Dihet se vrasja ndodhi në rrugën Trgovacka në Zarkovë, 200 metra larg stacionit të benzinës “Jugopetrol”, drejt qytetit. Vrasësit ishin në një “Audi”, e cila përdori momentin kur Bozovic ndaloi në semafor. Edhe pse nuk u arrestua për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut, njohuritë operacionale tregojnë se Stojkoviç ka qenë në lidhje të ngushtë me njerëzit e afërt me Luka Bojovic. Sulmues të panjohur e kanë vënë atë nën shënjestër në Barcelonë. Mes të arrestuarve është edhe Zvonko Mateoviç, i cili njihej publikisht si truprojë personale e Arkanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne