Arrestohen 2 Shtetas Amerikane Dhe 6 Ukrahinas në Beograd. Dyshohet se janë spiunë

Policia serbe ka arrestuar 8 shtetas të huaj që po xhironin pranë dy agjencive të spiunazhit të ushtrisë serbe.

Siç bën të ditur B92, bëhet fjalë për 2 shtetas amerikanë dhe 6 ukrainas, të cilët janë arrestuar pranë Agjencisë serbe të Inteligjencës Ushtarae dhe Agjencisë Serbe të Sigurisë së Ushtrisë.

Kjo situatë ka alarmuar krerët më të lartë të ushtrisë dhe kanë sjellë edhe reagimin e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Ai ka thënë se “ne nuk duam t’i japim aq rëndësi të madhe, por mendojmë se nuk kemi të bëjmë me rastësi. Autoritetet tona po hetojnë gjithçka”.

Megjithatë autoritetet serbe nuk kanë dhënë më shumë detaje për ngjarjen, ngaqë theksojnë se kemi të bëjmë me “çështje sekrete të sigurisë kombëtare”/tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne