32 vjeçari nga Cërriku, Mariglen Debrova dhe bashkëshortja e tij njoftohet se janë vënë në pranga para disa ditësh në Ankara. Të dy jetonin prej 10 vitesh në Turqi dhe mendohet se janë arrestuar pas dyshimeve se ishin bërë pjesë e rrjetit të gylenistëve. Fati i fëmijës së mitur nuk dihet ende. Mësohet se 32 vjeçari ishte duke vazhduar doktoraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë. Ai ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi ku jetonte me familjen e tij prej shumë vitesh. Familja ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Drejtësisë për t’u njohur me akuzat dhe detajet e arrestimit, ndërsa e konsiderojnë të paligjshëm arrestimin e të riut dhe bashkëshortes së tij.

44