Arrestohen dhjetëra princa, ministra dhe ish-ministra në Arabinë Saudite

Dhjetëra princa, ministra dhe ish-ministra janë arrestuar nga Komiteti Anti-Korrupsion i Arabisë Saudite.

Sipas rrjetit informativ Al Arabiya, të shtunën u formua me dekret mbretëror komiteti në fjalë që drejtohet nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman. Raporti shtoi se katër ministra të tanishëm u arrestuan gjithashtu gjatë përpjekjeve kundër korrupsionit. Ndërkohë, Arabia Saudite ka shkarkuar disa ministra të lartë, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për Gardën Kombëtare, ekonominë dhe planifikimin. Ministrat e shkarkuar të shtunën janë ministri i ekonomisë Adel Fakeih, i cili u zëvendësua nga zëvendësi i tij Muhamed al-Tuvaixhri dhe shefi i Gardës Kombëtare, Princi Meteb bin Abdullah, i cili u zëvendësua nga Khaled bin Ajaf. Ndryshimet ndodhin vetëm disa muaj pasi mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud zëvendësoi nipin e tij Muhamed bin Najef me djalin e tij Muhamed bin Salman si princ i kurorës. “Ndryshimet e kabinetit dhe arrestimet korrespondojnë me një “model të ndryshimit të përshpejtuar”, i cili filloi kur Muhamed bin Salman u bë trashëgimtar i fronit saudit”, tha analisti ekonomik Ian Black./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne