Arrestohen disa anëtarë të ISIS në Turqi

Policia turke ka njoftuar për arrestimin e disa pjesëtarëve të ISIS në qytete të ndryshme të Turqisë veçanërisht në Ankara.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, policia në Ankara ka njoftuar për arrestimin e 109 personave të dyshuar dhe 93 pjesëtarëve të ISIS të cilët dyshoheshin se ishin duke bërë përpjekje për kryerjen e një sulmi terrorist në këtë vend. Sipas policisë antiterroriste të Turqisë e cila ka kryer operacione në rajonin Altin Dag dhe ka arrestuar katër të dyshuar të tjerë, me hetimin e dokumenteve dhe dëshmive të regjistruara që ata posedonin, i ka identifikuar ata si pjesëtarë të ISIS të cilët planifikonin kryerjen e sulmeve terroriste në Turqi. Po ashtu policia turke dje ka kryer disa operacione tera në provincën Bingol në lindje të Turqisë, duke arrestuar 14 pjesëtarë të tjerë të ISIS. Gjithashtu mësohet se Policia e Stambollit arrestoi 7 anëtarë të ISIS. Forcat e sigurisë turke kanë arrestuar 7 anëtarë të grupit terrorist ISIS të cilët u dërguan në Turqi nga zonat e kontrolluara në Siri, për të kryer sulme terroriste në Stamboll. Ministria e brendshme e Turqisë ka angazhuar 60 mijë trupa për të ofruar siguri në të gjithë vendin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne