Arrestohen me qindra persona për shkak të grushtit të shtetit në Turqi

Me urdhër të prokurorisë së përgjithshme në Turqi, policia turke ka arrestuar 368 persona të dyshuar për përfshirje në grushtin e dështuar të shtetit dhe lidhjen me lëvizjen e Fatullah Gylen.

Operacioni për arrestimin e këtyre personave nga të cilët 22 janë pjesëtarë të ushtrisë, 11 oficerë sigurie dhe 17 mësues, u krye në qytetet Ankara, Antalia, Sirat, Tukat, Kirsehir, Sivas dhe Govchali. Më herët me qindra ish-policë në Turqi u arrestuan gjatë operacionit që ka zbatuar policia në 30 qytete turke, në kuadër të hetimeve kundër organizatës FETO. Organizata FETO në vitet 70 të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë anëtarët e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, kurse në vitet 80 në mënyrë të konsiderueshme forcoi piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve. Në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar kreu përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak që synonte shkatërrimin e rendit kushtetues dhe rrëzimin e autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne