Arrestohen sulmuesit e Ambasadës së Turqisë në Kopenhagë

Në Danimarkë u arrestuan 4 personat e ndaluar për sulmin me koktej molotovi ndaj Ambasadës së Turqisë në Kopenhagë.

Sipas deklaratës për media të bërë nga Policia e Kopenhagës, që nga 19 marsi, kur ndodhi sulmi e deri më tani, pas një pune të kujdesshme së bashku me Shërbimin Informativ të Policisë (PET), në fundjavë në përgjithësi në ishullin Sjaelland, u ndaluan shumë persona, që u përcaktua se kanë lidhje me sulmin.

2 të dyshuar në mes të personave të ndaluar ditën e shtunë u nxorën përpara gjykatës dhe u mor vendimi që të dyshuarit të qëndrojnë nën arrest për 24 ditë.

Kurse 2 të dyshuar të ndaluar ditën e diel dhe që bëhet e ditur se janë në moshën 23-vjeçare u nxorën dje përpara trupit gjykues.

Gjykata vendosi, që dy personat në fjalë, të mbahen të burgosur 22 ditë.

Bëhet e ditur se të dyshuarit, sipas nenit 180-të të Kodit Penal akuzohen për “zjarrvënie me dashje”.

Kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen në një postim të bërë në llogarinë Twitter shprehu kënaqësinë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.

“Sulmi ndaj përfaqësive diplomatike të shteteve të huaja është një veprim shumë serioz. Jam shumë i lumtur që ka dhënë fryte përpjekja e Policisë dhe Shërbimit Informativ të Policisë për zbardhjen e ngjarjes” shkroi Kryeministri i Danimarkës, Rasmussen. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne