Mediat informative kanë njoftuar për arrestimin e vajzës së princit miliarder të njohur të Arabisë Saudite, ndërkohë që babai i kësaj u arrestua disa ditë më parë me urdhrin e trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se autoritetet e Arabisë Saudite të mërkurën kanë kryer arrestime të reja ndaj disa pjesëtarëve të familjes mbretërore të këtij vendi. Arrestimet e reja gjithashtu janë kryer në emër të luftës kundër korrupsionit, mirëpo mediat perëndimore thonë se këto veprime kanë për qëllim eliminimin e rivalëve politik të Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite. Faqja informative “Arabi 24” duke cituar burimet e informuara, ka deklaruar se autoritetet saudite kanë arrestuar znj. Rim, vajzën e princit miliarder të njohur saudit Valid bin Talal. Arabia Saudite që nga 4 nëntori i këtij viti, me urdhër të komitetit për luftë kundër korrupsionit të drejtuar nga Muhamed bin Selman, kanë arrestuar me dhjetëra persona mes tyre princa dhe ish-ministra dhe funksionarë të këtij vendi dhe Valid bin Talal është në mesin e këtyre të arrestuarve. Valid Talal është një princ me ndikim, nip i mbretit Abulaziz Al Saud, themeluesit të Arabisë Saudite, për të cilin thuhet se është qytetari më i pasur i Arabisë Saudite. Pasuria e tij llogaritet mbi 20 miliardë dollarë./ PT

82