Arrestohet ish truproja e Bin Ladenit, ballafaqohet me ekstradim

Gazeta gjermane “Bild” pretendon se 42 vjeçari Sami A. është ndaluar kur ka shkuar në stacionin e policisë, ku duhej  të lajmërohej çdo ditë.

Zyrtarët e qytetit Bohum, ku Sami A. jeton, kanë theksuar se është lëshuar edhe urdhri për ekstradimin e tij.

Rasti i Sami A. në fillim të vitit i mbushte ballinat e shtypit gjerman, i cili raportonte se autoritetet gjermane, sipas vendimit të gjykatës, nuk mund ta ekstradojnë sepse ai mund të ballafaqohet me torturë në Tunizi, transmeton Insajderi.com.

Kohë më parë, mediet kanë publikuar se Sami A. prej vitit 1997 jeton në Gjermani dhe njihet si njeri i rrezikshëm i cili gjithmonë ishte nën mbikëqyrje dhe ishte i detyruar që çdo ditë të lajmërohet në polici.

Ai jeton me familje në Bohum dhe pranon ndihmë sociale, sepse gjykata gjermane ka vendosur që nuk guxon të dëbohet në vendlindje në Tunizi.

Pretendohet se partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka bërë pyetje për qeverinë krahinore të Rajna Veriore-Vestfali, e cila ka kumtuar se Sami A. pranon më shumë se 1.000 euro në muaj ndihmë shtetërore, dhe në këtë duhet shtuar edhe rreth 150 euro për çdo fëmijë dhe format tjera të ndihmave.

Në vitin 2012, gjykata gjermane vendosi që Sami A. nuk mund të dëbohet në Tunizi, sepse atje i kërcënohet tortura dhe veprimet johumane ndaj tij.

Sami A. ka arrit në Gjermani për studime, por nga viti 1999 disa herë ka qëndruar nëpër kampet e xhihadistëve në Afganistan, ku kishte përparuar deri në pozitën e njërit të truprojave të Liderit terrorist Osama Bin Laden.

Pretendohet se pushteti komunal në Bohum disa herë është munduar t’ia heqë lejen e qëndrimit Sami A. por çdo herë u detyrua ta tërheqë vendimin për shkak të aktgjykimit në favor të shtetasit tunizian i cili në ndërkohë u bë me katër fëmijë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne