Arrestohet lideri i “Xhihadit Islamik” nga Izraeli

ERUSALEM – Izraeli ka arrestuar një udhëheqës të grupit palestinez “Xhihadi Islamik” në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite përderisa tensionet mes dy palëve vazhdojnë të rriten, transmeton Anadolu Agency.

Arrestimi i drejtuesit të lartë të “Xhihadit Islamik”, të cilin grupi e identifikoi si 47 vjeçari Tareq Qa’adan, erdhi pasi Izraeli kërcënoi se do t’i përgjigjej një sulmi që besonte se grupi ishte duke planifikuar si përgjigje ndaj Izraelit për shkatërrimin e një prej tuneleve ndërkufitare dy javë më parë, duke vrarë 10 luftëtarë të grupit dhe dy të tjerë që i përkisnin Hamas-it.

“Ne jemi të vetëdijshëm për komplotin që grupi terrorist i ‘Xhihadit Islamik Palestinez’ planifikon kundër Izraelit, duke luajtur me zjarr në kurriz të të gjithë banorëve të Gazës”, tha gjeneral major Yoav Mordechai, kreu i Autoritetit ushtarak izraelit në territoret e okupuara palestineze. Ai paralajmëroi se Izraeli do të jepte një përgjigje “të ashpër dhe të vendosur” që do të ketë objektiv liderët në Damask të “Xhihadit Islam”, si dhe lëvizjen e Hamas-it, që ka drejtuar Gazën për dekadën e fundit.

Udhëheqësi i lartë i “Xhihadit Islamik”, Khaled al-Batsh, të dielën tha se vdekja e luftëtarëve të saj “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. “Llogaria jonë me ta nuk do të mbyllet, përveç se me përgjigje”, tha ai.

OKB-ja gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për kërcënimin e një sulmi të afërt të “Xhihadit Islamik” dhe për pasojat e mundshme, veçanërisht në një proces të vazhdueshëm të pajtimit midis fraksioneve kryesore palestineze Fatah dhe Hamas, për ta kthyer Gazën nën kontrollin e autoritetit palestinez të njohur ndërkombëtarisht.

“Veprimet e pakujdesshme dhe deklaratat e militantëve në Gaza rrezikojnë një përshkallëzim të rrezikshëm. Palestinezët kanë nisur një rrugë për të zgjidhur krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe për të kthyer autoritetet legjitime dhe nuk duhet të shpërqendrohen nga ekstremistët”, ka shkruar Nicolay Mladenov, i dërguari i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne