Arrestohet majtisti italian Cesare Battista i akuzuar për terrorizëm

Pas kapjes së militantit Cesare Battista, ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka kërkuar ekstradimin e dhjetëra majtistëve italianë që akuzohen për terrorizëm.

“Ky nuk është fundi i tregimit, por fillimi i tij”, thotë Salvini në një konferencë shtypi në aeroportin ”Ciampino” të Romës.

“Unë jam i sigurt se forcat tona të sigurisë, me ndihmën e shërbimeve të huaja sekrete do të jenë në gjendje të sigurojnë për drejtësinë italiane dhe burgjet italiane dhjetëra kriminelë dhe vrasës të tjerë që enden dhe jetojnë në Europë dhe në mbarë botën”, shtoi Salvini.

Sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”, rreth 40 italianë të majte dhe të djathtë të akuzuar për terrorizëm janë fshehur jashtë vendit, kryesisht në Francë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne