Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari,i dehur në timon

Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Elbasanit. Sipas policisë, i riu  i identifikuar si shtetasi me iniciale I.K  është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: I.K., 30 vjeç,   pasi u kap  nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.”-njofton policia.

(BW/Gazeta Impakt)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne