Pas rinisjes së hetimeve për vrasjen e avokatit grek i ekzekutuar në mes të Athinës më 12 Tetor, autoritetet greke kanë vënë në pranga një 32 – vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropoulos.

Sipas mediave greke, policia bastisi në shtëpinë e shqiptarit pasditen e së dielës në lagjen Kallitha, ku u gjetën armë zjarri. 32 – vjeçari ishte përpjekur të arratisej në Itali e Shqipëri, por nuk ia doli dhe u arrestua në Patra.

Policia greke është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të Mixalis Zafeiropoulos u vra në armën e tij ligjore më 12 Tetor. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autorët kanë dashur ta trembin avokatin dhe t’i përcillnin atij një mesazh, por debati ka degraduar duke e qëlluar atë për vdekje.

Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit e avokatit. Policia dyshon se ata mund të kenë patur rolin e ndërmjetësve mes porositësit dhe vrasësve.

 

12