Forcat ushtarake izraelite kanë arrestuar një grua palestineze që pretendohet se ka kryer një sulm me thikë kundër një izraeliti në qytetin e vjetër të pushtuar të Kods.

Gazetat izraelite pohuan se gruaja iu afrua të shtunës 31 vjeçarit izraelit pranë stacionit hekurudhor në Sulltan Sulejman, të shtunën dhe e goditi atë në shpatull. Forcat izraelite të sigurisë në zonë u përgjigjën menjëherë, e kapën gruan dhe e çuan në polici për t’a intervistuar. Izraeliti i lënduar u transportua në Spitalin Universitar Hadasah për të marrë trajtim mjekësor. Vendorët më vonë e identifikuan gruan si Fadva Nazih Kamil Rabaja. Më parë këtë muaj, forcat ushtarake izraelite arrestuan një djalë adoleshent palestinez në pjesën jugore të territoreve të okupuara gjatë një sulmi të kryer me thikë./ PT

11