Arrestohet një grup tjetër terrorist në Teheran

Shefi i sektorit anti-terror në Ministrinë e Inteligjencës së Iranit deklaroi se të mërkurën në mëngjes disa grupe terroriste kanë organizuar sulme terroriste, por forcat e sigurisë kanë arrestuar një grup terrorist para se të kryejë ndonjë veprim.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky funksionar i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit në vazhdim tha: “Dy grupe terroriste të tjera kanë kryer sulme në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit por që me vigjilencën e forcave të sigurisë në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) një sulmues kamikaz është aktivizimit të lëndëve eksplozive, është qëlluar, ndërsa një sulmues tjetër ka shpërthyer lëndët eksplozive. Sipas këtij funksionari të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit një grup tjetër terrorist në sheshin Baharestan ka filluar të shtënë me armë drejt qytetarëve në një prej objekteve administrative të Parlamentit Islamik, por ky grup terrorist menjëherë është rrethuar nga forcat e sigurisë. Disa persona terroristë të armatosur të mërkurën në mëngjes duke u paraqitur si qytetarë, kanë hyrë në kompleksin e Parlamentit Islamik të Iranit dhe janë përleshur me forcat e sigurimit dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tyre ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa persona. Një grup tjetër terrorist të mërkurën në mëngjes ka kryer sulm në Mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) në jug të Teheranit dhe pas të shtënave me armë, njëri ka shpërthyer granata dore dhe tjetri është vrarë para se të shpërthejë lëndët eksplozive./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne