Arrestimi ka ndodhur në Prizren, një qytet dashamirës ndaj Erdoganit, në të cilin ka qëndruar për vizitë shefi i shtetit turk. Madje, në këtë qytet, Erdogani i pati thënë Thaçit vëlla, ndërsa, kishte deklaruar se “Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë”.

Gazeta Express merr vesh se pushteti i Erdoganit e akuzon shtetasin tuk, që jeton në Kosovë, se është pjesë e Lëvizjes Gulen.

“Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

Burime të Express kanë treguar se Toksoy ka punuar si edukator në Fondacionin Atmosfera. I njëjti person nuk ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit.

Por, nuk është vetëm Toksoy që po kërkohet të depërtohet nga Kosova në Turqi. Një prokuror turk ka deponuar në Kosovë disa emra që duhet të arrestohen.

“Prokurori të lartë publik nga Turqia, i quajtur Mehmet Akarca, i cili dyshohet se ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë për deportimin e disa emrave, të cilët njihen se janë të lidhur me Lëvizjen Gylen”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

123