Arrestohet vajza qe pinte marihuane në mes të rruges ne Shkup

Policia e ka arrestuar shkupjanen e cila pinte marihuanë në rrugë dhe videon e kishte vendosur në Facebook. Dy policë pasditen e sotme e kanë gjetur në Parkun e Qytetit në Shkup, e kanë legjitimuar dhe e kanë dërguar në stacion. Për momentin me të bisedohet, por policia nuk jep më shumë detaje.Dëshmitarë i arrestimit ka qenë gazetarja e DOSIE.mk e cila ka bërë fotografi gjatë legjitimimit të shkupjanes me marihuanë. Policia e ka legjitimuar edhe atë dhe ka kërkuar t’i fshijë fotografitë për çka gazetarja ka thënë se do ta njoftojë Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne