Arrihet marrëveshja, Italia me qeveri të re

Pas takimit të katërt për qeverinë e re mes dy udhëheqësve Luigji Di Majo dhe Mateo Salvini, zyra e shtypit e Presidencës italiane ka njoftuar se është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë.

Programi prej 22 pikash përfshinë detajet e fundit themelore të negociatave, zgjedhjen e kryeministrit i cili do të jetë një politikan dhe jo teknik, megjithatë mediat nuk kanë publikuar asnjë emër.

Sipas Korriere Dela Serra, udhëheqësi i 5 Yjeve sugjeroi pë Alesandro Di Batistan, por emri i tij është kundërshtuar vazhdimisht nga Salvini.

Ndërkohë Presidenti Matarella pritet të njoftojë mbajtjen e një tjetër raundi konsultimesh mes përfaqësuesve te dy forcave politike.

“Ne duhet të përcaktojmë të gjitha detajet, kështu që po japim maksimumin. Së bashku me Salvinin, përsosëm detajet e fundit të kësaj qeverie”, tha Di Maio pas arritjes së marrëveshjes.

Tri ditë më pare, Di Majo dhe Salvini, i kishin kërkuar Presidentit italian 72 orë kohë për të gjetur konsensusin e një aleance qeverisëse mes tyre.

Por dita vendimtare është e sotmja. Pas zgjedhjeve në fillim të marsit, Italia po bën përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne