Grupet e nxënësve të shtruar në spital, të asfiksuar nga sistemi i ngrohjes së shkollës së Shupenzës ka arritur në gati 50 vetë, prej këtyre 19 nxënës mësohet se janë në gjendje më të rëndë të shtruar në spitalin e Peshkopisë. Pjesa tjetër, prej 28 vetësh është në spitalin e Bulqizës. I vetmi reagim është nga Ministria e Shëndetësisë që ka vënë në dispozicion dy helikopterë për transportin e fëmijëve drejt Tiranës, nëse do të lindë nevoja. Ndërkohë nga Ministria e Arsimit nuk ka asnjë reagim për ngjarjen. Prej disa orësh që kur ngjarja ka dalë në media, Lindita Nikolla ka heshtur.
Arrin në 50 numri i nxënësve të shtruar në spitalin e Bulqizës
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?
April 19, 2024
Regjistrimi i popullsisë është obligim ligjor e shtetëror
April 19, 2024
Qeveria si kooperativë magazinierësh
April 18, 2024