Arrixhinjtë shqiptarë kërkojnë azil në Francë nga persekutimi i Rilindjes

GJERGJ THANASI

Në mënyrë të qëllimshme kam përdorur në shkrim termin arrixhi për t’iu kundërvënë hipokrizisë së OJQ-irsave dhe rilindjotëve shqiptarë. Kjo kategori njerëzish të përkrahur nga debil apo naiv-diplomatë të akredituar në Tiranë bën namin, nëse për të karakterizuar arrixhinjtë shqiptarë nuk përdoret gjoja eufemizmi “rom”. Po këta OJQ-irsa dhe po këta diplomatë me përjashtim të z. Kalaja e qepën gojën, kur policët e Rilindjes në Korcë vranë me dajak e tortura në qelitë e paraburgimit arrixhiun 27 vjecar Enea Ftoji.

Hipokrizija e zotnilerëve e geishave shqiptarë e të huaj u shndërrua në boomerang duke u rënë kokës kryerilindasit kryeministër si edhe avoketërve të tij me pasaporta diplomatike. Organet kompetente franceze i frikësohen një vale të re azilkërkuesish shqiptarë. Këto autoritete u janë shprehur gazetarëve francezë, që pa u mbushur mirë muaji nga vrasja e Enea Ftojit, familje të fiseve të ndryshme të arrixhinjve shqiptarë po kërkojnë azil në Francë. Pas vrasjes së Eneas, për autoritet franceze është bërë shumë e vështirë mohimi i të drejtës për azil për arrixhinjtë shqiptarë. U ka rënë vlera edhe pallavrave të ministrit Bushati në takimet me ministrin e brendshëm francez Collomb për Shqipërinë vend i sigurtë, për domosdoshmërinë që Franca t’i kthejë mbrapsht edhe jo vullnetarisht azilkërkuesit shqiptarë etj. Arrixhinjtë shqiptarë, në rast kur u mohohet azili në Francë, me avokat e kanë shumë të lehtë të fitojnë të drejtën për azil si grup shoqëror i targetuar (shënjestruar ) për tu persekutuar deri në vrasje pa gjyq, ndërsa janë nën ruajtjen dhe përgjegjësinë e policisë shqiptare.

Arrixhinjtë shqiptarë në Francë

Në datat 21 dhe 25 qershor 8 familje arrixhinjsh shqiptarë të sapo mbërritur nga Shqipëria ngritën tendat në qytezën  San Lo. Këto familje kërkesën për azil e shoqërojnë me artikuj të printuar të mediave shqiptare, që bëjnë fjalë për vrasjen e arrixhiut Enea Ftoji nga policia e Korcës. Kryetari i Qarkut (departamentit, rrethit) Joël Fraboulet personalisht i shoqëroi arrixhinjtë shqiptarë në zyrat e policisë lokale për të përpiluar dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar azil në Francë. Në foto duken qartë arrixhinjtë shqiptarë pranë ndërtesës së prefekturës, pasi kanë mbaruar procedurat ligjore për kërkim azili.

Sipas kolegëve francezë, kryerilindasi kryeministër Rama ka shumë të ngjarë, që të diskutojë me autoritet franceze edhe sesi të përballohet me sukses një valë e mundshme azilkërkuesish shqiptarë arrixhinj. Për francezët është problem, nëse do të jenë të detyruar t’u akordojnë azil një numri potencial prej mbi 8 000 romësh shqiptarë, të cilët me ndihmën e avokatëve dhe të OJF-ve franceze si psh. France Terre d’Asille mund ta fitojnë të drejtën për azil duke i paraqitur gjykatës prova të tilla si vrasja nga policia shqiptare të arrixhiut korcar Enea Ftoji.

Me sa duket vizita jo zyrtare e kryerilindasit Rama në Francë do të “njolloset” edhe me problematikën e arrixhinjve shqiptarë, të cilët kërkojnë azil në Francë, për shkak të persekucionit policor në Shqipëri./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne