Arsyet e luftës ekonomike TURQI-SHBA

Nga Nderim Lushi – Kukës

Lufta ekonomike që SHBA i ka shpallur Turqisë po rezulton në një rritje të papreçedentë të patriotizmit turk. Me qindra dhe mijëra Turq janë lëshuar rrugëve duke djegur dhe duke grisur simbolikisht dollarët.

Mijëra biznese po ofrojnë oferta në këmbim të atyre që këmbejnë dollarët me lira Turke!

Gjithçka është përshkallëzuar për shkak të arrestimit të një pastori Amerikan nga Turqia, i cili akuzohet si agjent i CIA-s dhe komplotues në grushtin e dështuar të shtetit ndaj Ankaras në vitin 2016.

Analistët sqarojnë që përkeqësimi i marrëdhënieve mes Turqisë e SHBA-ve vjen për disa arsye:

1-Arrestimi nga Turqia i pastorit Amerikan Andrew Brunson, i cili akuzohet si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.

2-Turqia ka nënshkruar me Rusinë ndërtimin e një gazsjellësi Rusi-Turqi, projekt energjitik pa miratimin e SHBA-ve.

3-Turqia kishte një rol vendimtar në konfliktin në SIRI, në dukje anti-Assad, por në thelb pro Rus dhe pro Assad. Si pasojë e kësaj përfshirje të Turqisë në këtë konflikt, planet Amerikane për një shtet Kurd dështuan, duke bërë kështu që Turqia të përfshinte dhe ushtrinë e saj në terren.

4-Më parë Erdogan kishte nënshkruar një marrëveshje për blerjen e kundërajrorëve Rus, S-400, një armë tepër e rëndësishme dhe e pakonkurueshme në llojin e saj. Pra një vend i NATO-s, më në fund u drejtohej Rusëve për të mbrojtur qiejt e saj, një lëvizje që kishte irrituar së tepërmi Amerikanët.

5-Në vitin 2016 Turqia përjetoi një grusht shteti të dështuar, komplot që sipas Turqisë është vepër e drejtpërdrejtë e CIA-s dhe e Amerikës, së fundmi gjykatat e Turqisë kanë lëshuar disa mandate arresti për shumë ushtarakë amerikanë të implikuar në komplot.

6-Turqia, si pak vende të tjera në botë, ka tërhequr depozitat e saj të arit që mbahen në tokën Amerikane.

7-Së fundmi Turqia ka sinjalizuar afrimin e saj me BRICS (një organizatë e bashkëpunimit ekonomik mes Brazilit, Kinës, Indisë, Rusisë dhe Afrikës së Jugut), një lëvizje që sinjalizon braktisjen e saj nga çdo gjë që ka lidhje me dollarin, heqjen e bazës Amerikane dhe daljen e saj nga NATO.

Këto janë disa nga arsyet e luftës ekonomike Turqi-Amerikë!

 

Fushata ushtarake e Turqisë në Siri
Kundërajrorët Rusë S-400, pjesë e marrëveshjes Ruso-Turke
Pastori Amerikan Andrew Brunson
Gazsjellësi Ruso-Turk
Ari Turk i rikthyer në Turqi
Organizata ekonomike BRICS, me të cilën po afrohet Turqia

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne