Arsyet e Panikut të Netanjahut

Kryeministri izraelit Netanjahu duket se po e shtyp butonin e panikut për shkak të dështimit shkatërrimtar që fuqia xhihadiste saudito-izraelite pësoi në Siri dhe tani kërcënon se do që të nisë një luftë të madhe ajrore, siç e përshkruan ish-diplomati britanik Alastair Crooke.

Nga Alastair Crooke.

Një delegacion shumë i lartë i sherbimit te inteligjencës israelite, një javë më parë, vizitoi Uashingtonin. Pas kësaj, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori rrugen për nga pushimet verore të Presidentit Putin për ta takuar atë në Soçi, ku, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë izraelite (siç u përmend në Jerusalem Post), Netanjahu kërcënoi se do bombardojë Pallatin Presidencial në Damask, të prishë dhe të anulojë procesin e armëpushimit ne Astana, nëse Irani vazhdon të “zgjeroje shtrirjen e tij në Siri”.

Pravda e Rusisë shkroi, “sipas dëshmitarëve okularë të pjesës së hapur të bisedimeve, se kryeministri izraelit ishte shumë emocional dhe ndonjëherë edhe afër panikut. Ai përshkroi një pamje të apokalipsit tek presidenti rus që bota mund të shohë, nëse nuk bëhen përpjekje për të përmbajtur Iranin, i cili, siç beson Netanyahu, është i vendosur të shkatërrojë Izraelin “.

Por çfarë po ndodh këtu? Megjithese citati i Pravdas është plotësisht i saktë (megjithëse përshkrimi u konfirmua nga komentatorët e lartë izraelitë) ajo që është absolutisht e qartë është se si në Uashington ashtu dhe në Soçi, zyrtarët izraelitë u dëgjuan, por nuk morën asgjë. Izraeli qëndron i vetëm. Në të vërtetë, është raportuar se Netanjahu po kërkonte “garanci” për rolin e ardhshëm iranian në Siri, në vend të kerkeses ëndërrimtare të largimit Iranian nga Siria. Por, si mundet që Uashingtoni apo Moska ti japin realisht Izraelit garanci të tilla?

Me kalimin e kohës, Izraeli e ka kuptuar se mbështeti anën e gabuar në Siri -anë e cila tashme ka humbur. Ai nuk është më në gjendje të kërkojë ndonjë gjë. Ai as nuk do të marrë ndonje zonë neutrale të bërë gati nga amerikanet përtej lartesive Golan, as kufiri iraken-sirian nuk ka për tu mbyllur, ose disi të “mbikëqyret” në emër të Izraelit.

Natyrisht, aspekti sirian është i rëndësishëm, por për t’u përqëndruar vetëm në atë, do të ishte “të humbisje pyllin për pemët”. Lufta e vitit 2006 nga Izraeli për të shkatërruar Hezbollahun (nxitur nga SHBA, Arabia Saudite dhe madje disa Libanezë) ishte një dështim. Në mënyrë simbolike, për herë të parë në Lindjen e Mesme, një shtet i armatosur mire, teknologjikisht i sofistikuar thjesht dështoi. Ajo që e bëri dështimin më të habitshëm (dhe të dhimbshëm) ishte se ky shtet nuk u mund vetëm ushtarakisht, por kishte humbur edhe luftën elektronike dhe njerëzore të inteligjencës – të dyja sferat në të cilat Perëndimi mendonte se parësia e tyre ishte e pakundërshtueshme.

Rënia nga Dështimi

Dështimi i papritur i Izraelit ishte frikë e madhe në Perëndim dhe në vendet e gjirit gjithashtu. Një lëvizje e vogël, e armatosur (revolucionare) ishte ngritur kundër Izraelit – kundër shanseve të mëdha për të humbur dhe qendronte triunfuese mbi tokë. Ky precedent shihej gjerësisht si një “ndryshim i lojërave” rajonale. Autoritetet feudale të Gjirit ndjenin se arritjet e Hizbullahut dhe rezistenca e tillë e armatosur, rrezikonte sundimin e tyre .

Reagimi ishte i menjëhershëm. Hezbollahu ishte nën karantinë – nga fuqitë e medha sanksionuese të Amerikës. Prandaj lufta në Siri filloi të diskutohej si “strategji korrigjuese” për dështimin e vitit 2006, megjithëse ishin vetëm ngjarjet pas vitit 2011 ku “strategjia korrigjuese” filloi te implementohej së tepërmi.

Kundër Hezbollahut, Izraeli kishte hedhur forcën e tij të plotë ushtarake (megjithëse izraelitët gjithmonë thonë, se ata mund të kishin bërë më shumë) ndërsa kundër Sirisë, ishin SHBA, Evropa, Shtetet e Gjirit, (dhe Izraeli në sfond), të famshmit: xhihadistët, al-Kaida, ISIS, armatime, ryshfete, sanksione dhe po ashtu nje luftë e madhe e informacionit që nuk është dëshmuar ndonjëherë. Megjithatë, Siria – me ndihmën e padiskutueshme të aleatëve të saj duket se do të triumfojë: ajo qëndron në tokë, kundër shanseve pothuajse të pabesueshme.

Vetëm për të qenë i qartë: nëse viti 2006 shënoi një pikë kyçe të ndërhyrjes, Siria “duke qëndruar në tokë” përfaqëson një kthim historik të një rendesie të madhe. Duhet të kuptohet se mjetet e Arabisë Saudite (dhe Britanisë me Amerikën) të sunnizmit radikal, janë shkatërruar. Dhe bashkë me të, Shtetet e Gjirit, por veçanërisht Arabia Saudite janë mëse të dëmtuara. Kjo e fundit është mbështetur në forcën e Wahabizmit që nga themelimi i parë i mbretërisë: por Wahabizmi në Liban, Siri dhe Irak është mposhtur dhe diskredituar rrënjësisht (madje edhe për shumicën e muslimanëve sunitë). Ai mund të mposhtet edhe në Jemen. Kjo humbje ka per ta ndryshuar fytyrën e islamit sunit.

Tashmë ne shohim Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, i cili fillimisht u themelua në vitin 1981 nga gjashtë udhëheqës të fiseve të Gjirit, për qëllimin e vetëm të ruajtjes së sundimit të tyre të trashëguar në Gadishullin që tani lufton me njëri-tjetrin, në atë që ka të ngjarë të jetë lufta e brendshme më e zgjatur dhe më e hidhur . “Sistemi arab”, zgjatja e strukturave të vjetra osmane nga fituesit pas Luftës së Parë Botërore, Britania dhe Franca, duket se u forcua disi në vitin 2013 (e forcuar edhe nga grushti i shtetit në Egjipt) por për të rifilluar me pas rënien e saj afatgjatë.

Ana e humbur

“Paniku i afërt” i Netanjahut (nëse kjo është me të vërtetë ajo që ndodhi) mund të jetë edhe një pasqyrim i kësaj zhvendosje sizmike që po ndodh tani në rajon. Izraeli ka mbështetur prej kohësh anën e humbjes – dhe tani e gjen veten “të vetmuar” dhe po frikësohet për fuqite qe ka afer. (jordanezët dhe kurdët). Duket se strategjia “e re” korrektuese nga Tel Avivi është të përqëndrohet në fitoren e Irakut, larg nga Irani dhe përfshirjen e saj në aleancën Izrael-SHBA-Saudi.

Nëse është kështu, Izraeli dhe Arabia Saudite janë ndoshta tepër vonë në lojë dhe ndoshta kanë nënvlerësuar urrejtjen e thelle të krijuar mes shumë irakenëve të të gjitha segmenteve të shoqërisë për veprimet vrasëse të ISIS. Jo shumë besojnë në ngjarjen e jashtezakonshme (perëndimore) se ISIS-i papritur doli i armatosur dhe plotësisht i financuar si rezultat i sektarizmit që shkaktoi kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki: Nuk mund të fshihet pas gishtit një shtet.

Daniel Levy ka shkruar një pjesë imponuese për të argumentuar se izraelitët në përgjithësi nuk do të pranojnë atë që kam shkruar më lart, por më saktë: “Mandati i gjatë i Netanjahut në detyrë, sukseset e shumta zgjedhore dhe aftësia për të mbajtur së bashku një koalicion qeverisës … bazohet tek ajo se ai ka nje mesazh qe rezonon tek një publik më i gjerë. Kjo është edhe bindja që Netanjahu e ka sjellë shtetin e Izraelit në situatën e tij më të mirë të historise se tij, një forcë globale në rritje … shteti i Izraelit po lulëzon në mënyrë diplomatike. “Netanjahu kishte goditur perseri atë që ai e kishte quajtur pretendimi i rremë-lajmeve, duke pohuar se pa një marrëveshje me palestinezet, israeli do të izolohej, dobësohej dhe braktisej duke u përballur me një “cunami diplomatik”.

“Megjithese e vështirë, në sajë të politikës së tij të njohur kritikuese për kundërshtarët e tij politikë, pretendimi i Netanjahut rezonon me publikun sepse reflekton diçka që është e vërtetë dhe kjo ka zhvendosur qendrën e gravitetit të politikës izraelite më tej dhe më djathtas. Është një pretendim, që nëse është i saktë dhe i replikueshm, me kalimin e kohës do të lërë një trashëgimi që zgjat edhe më tej lidershipit të kryeministrit Netanjah me çfarëdo aktakuze që ai mund të përballet.

“Pohimi i Netanjahut është se ai nuk është thjesht duke blerë kohë në konfliktin e Izraelit me palestinezët për të përmirësuar kushtet e një kompromisi eventual dhe të pashmangshëm. Netanjahu pretendon diçka ndryshe – mundësinë e fitores përfundimtare, humbjen e përhershme dhe përfundimtare të palestinezëve në qëllimet e tyre kombëtare dhe kolektive.

“Në më shumë se një dekadë si kryeministër, Netanjahu ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të pahijshme çdo plan apo hapa praktikë ku madje filloi të adresojë edhe në aspiratat palestineze. Netanjahu e ka te gjithë ceshtjen me përjetësimin dhe përkeqësimin e konfliktit, jo për menaxhimin e tij, e jo për zgjidhjen e tij … Mesazhi është i qartë: nuk do që të ketë shtet palestinez, sepse Bregu Perëndimor dhe Jeruzalemi Lindor janë thjesht Izraeli i Madh “.

Jo shtet palestinez

Levy vazhdon: “Qasja përmbys supozimet që kanë udhëhequr përpjekjet e paqes dhe politikën amerikane për më shumë se një çerek shekulli: se Izraeli nuk ka alternativë për një tërheqje territoriale dhe pranim eventual të diçka që i ngjan një shteti të pavarur sovran palestinez gjerësisht përgjatë vijave të vitit 1967 . Ajo sfidon supozimin se mohimi i përhershëm i një rezultati të tillë është i papajtueshëm me atë se si Izraeli dhe izraelitët e perceptojnë veten si demokraci. Përveç kësaj, ajo sfidon pretendimin e përpjekjeve për paqen se ky mohim në asnjë mënyrë do të ishte i papranueshëm për aleatët kryesorë tek të cilët varet Izraeli …

“Në bastionet më tradicionale të mbështetjes për Izraelin, Netanjahu mori një loje të perllogaritur – a do të mbetej mjaftueshem mbështetja hebraike amerikane per një izrael gjithnjë e më shumë jo liberal dhe etno-nacionalist, duke lehtësuar kështu vazhdimin e marrëdhënieve SHBA-Izrael me njëra tjetrën? Netanyahu vuri bast për po, dhe ai kishte të drejtë. ”

Dhe këtu është një tjetër pikë interesante që bën Levy:

“Dhe pastaj ngjarjet morën një kthesë të mëtejshme në favor të Netanjahut me ngritjen në pushtet në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesë të Evropës Qendrore Lindore (dhe në një rritje të theksuar diku tjetër në Europë dhe Perëndim) të prirjes shumë etno-nacionaliste ndaj të cilës Netanjahu është mjaft i angazhuar, duke punuar për të zëvendësuar liberalen me demokracine jo liberale. Nuk duhet të nënvlerësohet rëndësia e Izraelit dhe Netanjahut si një avangardë ideologjike dhe praktike për këtë trend “.

Ish-ambasadori amerikan dhe analisti i respektuar politik Chas Freeman shkroi kohët e fundit në mënyrë shumë të hapur: “qëllimi kryesor i politikës amerikane në Lindjen e Mesme ka qënë prej shume kohësh për të arritur pranimin rajonal të shtetit hebre në Palestinë.” Ose, me fjalë të tjera, për Uashingtonin , politika e Lindjes së Mesme – dhe të gjitha veprimet e saj – janë përcaktuar nga “të jesh ose të mos jesh”: “Të jesh” (domethënë) – me Izraelin apo te mos “jesh” (me Izraelin).

Toka e Humbur e Izraelit

Pika kryesore tani është se rajoni sapo ka bërë një zhvendosje sizmike në kampin “të mos jesh”. Cfarë mund të bëjë më shumë Amerika për këtë? Izraeli është shumë i vetmuar me vetëm një Arabi Saudite të dobësuar në anën e saj ku dihet se sa të qarta i ka limitet që mund të bëjë Arabia Saudite.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje shteteve arabe që të angazhohen më shumë me kryeministrin irakian Haider al-Abadi që dukej disi i papërshtatshëm. Irani nuk po kërkon luftë me Izraelin (siç e kanë pranuar një numër analistësh izraelitë); ndërsa Presidenti sirian e ka bërë të qartë se qeveria e tij synon të rimarrë “gjithë Sirinë” – dhe e gjith Siria përfshin lartesite e pushtuara të Golanit. Prandaj këtë javë, edhe Hassan Nasrallah i bëri thirrje qeverisë libaneze “të hartojë një plan dhe të marrë një vendim sovran për të çliruar fermat Shebaa dhe kodrat Kfarshouba” nga Izraeli.

Një numër komentatorësh izraelitë tashmë e thonë të “shkruar qartë” se do të ishte më mirë që Izraeli të lëshojë territorin në mënyrë të njëanshme, në vend që të rrezikojë humbjen e qindra jetëve të ushtarakëve izraelitë në një përpjekje të kotë për ta mbajtur atë. Kjo, megjithatë, duket se nuk është në përputhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit izraelit “se asnjë pellëmbë toke nuk do të japim.

A do t’i sigurojë Izraelit, etnonacionalizmi një bazë të re mbështetëse? Epo, së pari, nuk e shoh doktrinën e Izraelit si “demokraci joliberale”, por më tepër një sistem apartheidi që synon t’i nënshtrojë të drejtat politike palestineze. Dhe, me zgjerimin e përçarjes politike në Perëndim, me një “krah” që kërkon të delegitimizojë tjetrin duke i nxirë ata si racistë, fanatike dhe nazistë, prandaj është e qartë se amerikanët e vërtetë nga këndveshtrimi i parë do të përpiqen, me çdo çmim, të distancojnë veten nga ekstremistët.

Daniel Levy thekson se lideri i alternatives së djathtë, Richard Spencer, e përshkruan lëvizjen e tij si Zionizëm të Bardhë. A është kjo me të vërtetë mundësia për të ndërtuar mbështetjen për Izraelin? Sa kohë duhet, përpara se “globalistët” të përdorin saktësisht “demokracinë jolibere” të Netanyahut për të mposhtur të drejtën e SHBA-së e cila është pikërisht lloji i shoqërisë për të cilën ata gjithashtu synojnë: me meksikanët dhe amerikanët e zinj te trajtuar si palestinezët?

‘Nacionalizmi Etnik’

Gjithnjë e më shumë “të mos jesh (not to be)” e elektoratit te lindjes së mesme ka një fjalë më të thjeshtë për “nacionalizmin etnik” të Netanjahut. Ata e quajnë thjesht kolonializmin perëndimor. Raundi i pare nga Chas Freeman që e bënte Lindjen e Mesme “të jetë ( to be) me Izraelin” përbëhej nga sulmi i ashpër ndaj Irakut. Iraku tani është aleat me Iranin dhe milicia Hashad (PMU) po bëhet një forcë luftarake e mobilizuar gjerësisht. Faza e dytë ishte 2006. Sot, Hezbollahu është një forcë rajonale dhe jo vetem thjesht një forcë Libaneze.

Goditja e tretë ishte në Siri. Sot, Siria është aleate me Rusinë, Iranin, Hezbollahun dhe Irakun. Cfare do të përfshijë raundi i ardhshëm në luftën “të jesh ose të mos jesh”?

Për të gjitha mburrjet e Netanjahut lidhur me qëndrimin e fortë te Izraelit apo edhe zmbrapsjen etij në atë që ai e kishte quajtur një pretendim lajmesh te rremë” se pa një marrëveshje me Palestinezët, Israeli do të izolohej, dobësohej dhe braktisej” përballë një “cunami diplomatik” por Netanyahu mund ta ketë zbuluar, në këto dy javët e fundit, se e ngaterroi përballjen e fortë te palestinezëve të dobësuar me “fitoren” – pikerisht në momentin e duhur te triumfit te tij të dukshëm, për ta gjetur veten të vetëm në një “Lindje të Mesme të Re”.

Ndoshta Pravda kishte të drejtë, se Netanjahu dukej shume afer panikut, gjatë takimit të ngutshëm, të quajtur Samit i Soçit.

Alastair Crooke është një ish diplomat britanik i cili ishte një figurë e lartë në sherbimin inteligjent britanik dhe në diplomacinë e Bashkimit Evropian. Ai është themeluesi dhe drejtori i Forumit të Konflikteve (the Conflicts Forum)./ gazeta impakt

burimi: consortiumnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne