Arsyet perse filmat e kinemase post–socialiste shqiptare nuk pelqehen dhe mbahen mend nga shqiptaret

Nga Fabjan Ceka

Eshte bere e modes neper mediat shqiptare, neper debate televizive, te gjenden arsye nga me te ndryshmet se perse filmat e Realizmit Socialist mbahen mend dhe vazhdojne te shikohen nga shqiptaret. Hidhen hipoteza nga me te çuditshmet dhe me qesharaket, te bazuara tek klishe te rendomta dhe vulgare. Disa thone se keto filma shikohen akoma thjesht per efekt nostalgjik. Disa thone se filmat e socrealizmit shikohen sepse shqiptaret jane kurioz per te pare se si ka qene Shqiperia gjate periudhes socialiste.
Ne shkrimin tim “Problemet e artit shqiptar me te verteten”, u mora me mospranimin e te vertetes tek arti shqiptar, si rrjedhoj e mopranimit te se vertetes nga shoqeria shqiptare ne teresi. Ne kete shkrim, u mora disi edhe me kinemane shqiptare post-socialiste si simbol i mospranimit te se vertetes ne artin shqiptar. Ne kete shrim do merrem me aspektin gjuhesore te kinemase post-socialiste shqiptare.
Te gjithe kemi pasur, te pakten nje here ne jete, nje partiture muzikore neper duar. Per ato qe nuk dine te lexojne muziken, informacioni qe eshte shkruar ne partiture, eshte komplet i pa lexueshem, i padeshifrueshem. Asnje person qe nuk di te lexoj muziken nuk mbane mend se çfare muzike ishte shkruar ne ate partiture. Personi edhe pse ka pare partituren, eshte njesoj sikur ta mos kishte pare fare ate. Ne ate partiture mund te ishte shkruar nje kryeveper muzikore nga nje nga kompozitoret me te medhenj te botes, por per personin qe nuk di te lexoj muziken, ne ate partiture ishin vizatuar vetem disa zhgarravina. Nje person qe di te lexoj muziken, arrin te kuptoj menjehere se çfare ka neper duar, arrin te deshifroj simbolet qe jane shkruar ne partiture, dhe se fundmi mund te japi nje kendveshtrim personal nese i pelqen apo jo muzika qe eshte shkruar ne partiture, pra arrin te mbaj mend informacion qe ka lexuar. Pjesa qe ka lexuar arrin te behet pjese e kujteses se tij.
Kinemaja post-socialiste shqiptare eshte shkruar ne nje gjuhe aliene, nje gjuhe qe nuk egziston. Shqiptaret nuk e njohin ate gjuhe. Nje gjuhe e tille nuk egziston ne shoqerine shqiptare, por ne asnje shoqeri te huaj ne pergjithesi. Eshte nje gjuhe artificiale. Shqiptaret nuk mund ta lexojne dhe ta deshifrojne ate, dhe si rrjedhoj nuk mund ta mbajne mend ate. Filmat e Realizmit Socialist ishin shkruar ne nje gjuhe qe shqiptaret e njihnin dhe e perdornin ne jeten e tyre te perditeshme, pra arrinin te deshifronin informacionin qe u shfaqej atyre ne kinema. Ata mund te jepnin nje gjykim pozitiv apo negativ per filmin qe kishin pare, por ai film ishte ndertuar me simbole dhe shenja qe i perkisnin psiqikes shqiptare, pra gjuhes shqipe. Shoqeria shqiptare, ne periudhen e socializmit, u rrit me keto filma, qe ishin ndertuar me nje estetik qe bente pjese ne fjalorin e ndergjegjes dhe nen-ndergjegjes shqiptare. Ky informacion perpunohej me pas nga publiku qe ne fund arrinte te jepte nje kendveshtrim te tijin per ate çka kishte pare. Kjo gje bente qe te krijohej nje memorie indivduale dhe kolektive per keto filma, gje qe mungon komplet ne kinemane post-socialiste, pasi keto filma nuk egzistojne fare ne memorien shqiptare sepse nuk arrine dot te perdorin simbolet dhe shenjat qe i perkasin gjuhes shqipe bashkohore.
Me termin “shqip” dhe “gjuha shqipe” nenkuptoj simbolet dhe shenjat qe i perkasin botekuptimit, botes shpirterore, morale, ndergjegjes – nen-ndergjegjes, irracionales, instinktives shqiptare. Kjo gjuhe, pra, nuk egziston ne kinemane post- socialiste shqiptare. Te flasesh shqip, ne film, nuk do te thote qe, mjafton qe regjizori te perdori gjuhen shqipe ne dialogjet dhe te trajtoj çeshtje ku paraqiten problematika te shoqerise shqiptare, dhe filmi ja ka dale te flase shqip, dhe regjizori te kete bere art. Kete funksion e kryejn edhe emisionet e lajmeve, ku ka persona qe flasin shqip dhe filmojne pamje per te paraqitur nje problem te caktuar. Por ky nuk eshte art. Realiteti shqiptar duhet paraqitur ne menyre artistike dhe qe fotografia e filmit te jete e afte te flasi shqip. Ne filmat post-socialiste nuk ka as art as gjuhe shqipe. Ne keto filma mungon komplet fotografia, ka vetem nje kamer qe kap disa imazhe te cilat ngjajne si video amatoriale. Te gjithe filmat post-socialist nuk ka se si te mbahen mend dhe te pelqehen, per sa kohe ato jane ndertuar mbi bazen e nje gjuhe artificiale. Jane gati 30 vjet te çuar dem – te hedhur ne plera – ku ne kinemane shqiptare nuk eshte shfaqur kurre Shqiperia reale, pasi ne keto filma nuk flitet shqip.

Perse kinemaja post-socialiste shqiptare nuk flet dot shqip?

Arsye jane te shumta se perse kinemaja shqiptare nuk flet dot shqip. Nuk ka vetem nje arsye. Siç e kam thene ne shkrimet e tjera te miat rreth tranzicionit shqiptar dhe shkaterrimit qe solli kapitalizmi ne Shqiperi me terapine e shokut, periudha qe po jetojme ne Shqiperi, si pasoje e ketij shkaterrimi te lartpermendur, ka arritur qe te trondisi deri ne nen-dergjegje psiqiken shqiptare. Kjo eshte nje periudhe shperfytyrimi permanent, e cila nuk lejon qe nje shoqeri te stabilizohet dhe te jete e qete. Nga ana tjeter, element per te bere art pikerisht si pasoj e ketij shkaterrimi ka pafund ne shoqerine shqiptare ku mund te merren ide per te krijuar art. Kinemaja post-socialiste nuk ka arritur kurre te kete nje sens estetik. Estetika, gjithsesi, eshte diçka qe i mungon shoqerise shqiptare ne teresi, dhe arsyet jane tek origjina e shqiptareve ku e kam shpjeguar ne shkrimet rreth origjines se shqiptareve.
Po te marrim ne konsiderate te gjithe periudhen kur u krijua Shqiperia si shtet-komb, ne asnje periudhe, perveç ne 45 vjet socializem, eshte arritur te prodhohet art dhe te ndertohet nje sens estetik. Po ta analizojme ne menyre llogjike historine e artit shqiptar qe nga viti 1913, kur Shqiperia u njoh nderkombetarisht si shtet i pavarur, arrim te kuptojme se shoqeria shqiptare nuk eshte nje shoqeri qe prodhon art. Ajo arrin te prodhoj art vetem po te kete projekte qe vijne nga lart, dhe ku ka nje vizion te caktuar per drejtimin qe ky vizion duhet te marri, siç ishte ajo e periudhes se Realizmit Socialist. Ne kete periudhe 45 vjeçare, injeksioni per te krijuar art vinte nga qeveria, e cila kishte nje ide shume te qarte se çfare lloji arti donte te krijonte. Me gjithe pjesen ideologjike qe arti i Realizmit Socialiste sillte me vete, sidomos ne kinema, u arriten prodhime cilesore te cilat kishin vlera artistike. Kjo prodhimtari e larte e kinematografise shqiptare, ne socializem, nuk vinte nga posht-lart, por nga lart-posht, e thene ndryshe, ishte diçka e imponuar nga shteti, nuk buronte natyrshem nga shoqeria shqiptare. Prova se shqiptaret jane nje popull qe nuk prodhon art, jane si ne periudhen para-socialiste, si ne ate post-socialiste. Ne periudhen para-socialiste 1913-1944, kinematografia jo vetem qe nuk egziston ne Shqiperi, por edhe format e tjera artistike jane pothuajse inegzistente. Pjesa arkitekturore qe eshte realizuar ne kete periudhe, eshte bere nga italianet. Edhe ne kete rast eshte bere art nga lart-posht, pra arkitektura e re jo osmane, qe u krijua ne Shqiperi ne periudhen para-socialiste, nuk erdhi si nje ndjesi e brendshme e shqiptareve per te emancipuar vetveten dhe shoqerine shqiptare ne teresi, por si nje vendim i marre nga forca te huaja per te lene shenjen e tyre ne nje territor te pushtuar. Duke studiuar periudhen para-socialiste, ne arrim te kuptojme edhe ate post-socialiste, qe eshte ajo periudhe qe na intereson ne kete shkrim. Siç e thashe, ne periudhen para – socialiste, shqiptaret nuk prodhonin art. Ne periudhen socialiste ata prodhonin art pasi ishte qeveria qe kerkonte te emanciponte shoqerine duke prodhuar filma artistik. Ne ekonimine e planifikuar socialiste kishte fonde specifike qe shkonin per prodhimin kinematografik. Me ndryshim e sitemeve, me kalimin nga nje ekonomi e çentralizuar dhe e planifikuar socialiste ne nje ekonomi liberale ku sundon ekonomia e tregut te lire, ku prodhimi kinematografik nuk eshte ne doren e askujt, shqiptaret nuk prodhojn dot filma vet, kane nevoj per fonde nga te huajt, dhe ato pak filma qe prodhohen jane te nje cilesie shume te dobet, cilesi amatoreske. Nga ky arsyetim llogjik del qe shoqeria shqiptare nuk eshte nje shoqeri qe prodhon dot art. Arti nuk eshte ne traditen dhe kulturen shqiptare. Kjo do te thote qe ne artin shqiptar, me aq pak sa behet, dhe qe eshte i pamjaftueshem, nuk eshte arritur te krijohet nje tradite dhe nje sens estetik qe te flasi shqip, dhe kjo duket fare qarte ne kineman shqiptare post-socialiste. Ne kete periudhe ku presupozohet qe shqiptaret jetojne te lire, ku nuk ka nje shtet qe lejon vetem nje rryme artistike, por ku artistet mund te shprehin te lire vizionin e tyre qe kane per shoqerine shqiptare, duket hapur mungesa e kesaj tradite. Fotografia dhe estetika e ketyre filmave post-socialist nuk arrine dot te kapi shpirtin shqiptar, realitetin shqiptar, pamje shqiptare, te foluren dhe gjestikulacionin shqiptar. Gjithçka eshte artificiale, nje fars. Gjithçka eshte e egzagjeruar. Gjithçka eshte nje genjeshter. Keto filma ngjajne si emisionet e humorit qe jepen neper televizionet shqiptare per nga cilesia skadente dhe humori vulgar, i cili te kujton pamjet e kjoskave buze lanes te viteve ’90.
Arsyet se perse ne filmat e kinemase post-socialiste shqiptare nuk flitet dot shqip, jane se historia e artit shqiptar eshte shume e shkurter, dhe qe shqiptaret nuk jane popull i afte te prodhoje art. Historia e artit shqiptar fillon me Realizmin Socialist, i cili arriti te flase shqip, dhe te sjelli produkte cilesore, sidomos ne kinematografi. 75 vite histori arti jane shume pak qe te arriet te perkthehet realiteti shqiptar ne gjuhen shqipe, sidomos ne kinematografi. Nje gje e tille do nje vazhdimesi historike-artistike per shekuj dhe mijera vite te tera, siç ka ndodhur ne Perendim. Nje tradite shekullore dhe mijera vjeçare nuk egziston ne historine e artit shqiptar./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne