Arta Marku shkarkon prokurorin e dosjes së Saimir Tahirit

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Vendimi i beftë është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.

Vetë prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit.

Besim Hajdarmataj është njëri prej prokurorëve që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”.

Largimi i tij mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Cekan, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas kësaj lëvizjeje, Marku ka deklaruar se me ndryshimin në drejtim do të ketë edhe ndjekje penale më të shpejtë dhe të efektshme.

“Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne