Artan Hoxha: Italianët i kanë nisur hetimet për Tahirin

Gazetari Artan Hoxha thotë se prokuroria italiane është duke kryer verifikime për Saimir Tahirin. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” gazetari tha se për momentin ish-ministri nuk është nën hetim, por autoritetet italiane kanë nisur procedim për çështjen kjo do të thotë se aktualisht hetuesit janë duke verifikuar nëse personi në fjalë ka lidhje me bandën e Habiljave.

Sipas Hoxhës ky lloj verifikimi ka nisur që në datën 27 tetor dhe se aktualisht janë duke u parë përgjimet, dokumentat, lidhjet dhe dëshmitë e dhëna.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne