Gjigandi mediatik BBC ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të parë më nga afër bunkerët e ndërtuar nga regjimi hoxhist.
Fotografi Robert Hackman ka krijuar një katalog që dokumenton bunkerët që u ndërtuan në Shqipëri mes viteve 1975 dhe 1989 nga frika e Luftës së Ftohtë.
Për sa i përket numrit ata kanë qenë rreth 500,000, ndërsa disa sot janë konvertuar në kafene, shtëpi, restorante, pishina, plevica, ura dhe rezervuarë uji.
“Në vend që të prodhonin pengesa teknologjike, bunkerët u prodhuan në masë. Libri i Hackman-it, i quajtur Metamorfoza, tregon bunkerët siç shfaqen sot”, thuhet në artikull.
Hackman thotë: “Fabrikat e prodhimit të betonit në çdo komunë filluan ndërtimin e bunkerëve 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit nga viti 1976 deri në vitin 1989.
“Një tjetër, një inxhinier i fushës përgjegjës për ngritjen e bunkerëve më informoi se ai punoi 10 orë në ditë, çdo ditë për tetë vjet.