Artikulli i priftit suedez për myslimanët thyen rekord brenda dhe jashtë vendit

Artikulli në median sociale për myslimanët i Kryetarit të Rajonit të Majtë të Unionit të Kishës së Suedisë, Stefan Lindquist, edhe u pëlqye shumë, edhe u ripostua në numër rekord, por edhe u publikua më pas në një nga gazetat më të shitura të rajonit.

Në artikullin me titull “Sa të rrezikshëm janë myslimanët?”, botuar fillimisht në median sociale, Lindquist kishte shkruar: “Një mysliman më solli vezë të freskëta. Një tjetër më përshëndeti. Një tjetër më ofroi të më çojë me makinë aty ku doja, ndërkohë që makina ime ishte në servis. Njoh një mysliman që çon vazhdimisht për të ngrënë tek shtëpia e një shoku që nuk ka të ardhura. Me të vërtetë, myslimanët sa njerëz të rrezikshëm dhe të neveritshëm që janë!”

Në artikullin e tij, ai i krahason myslimanët me suedezët.

“Nuk mendoj aspak se një suedez do t’i japë vezë dikujt pa pagesë. Cili suedez i çon bukë me javë të tëra një shoku që nuk ka të ardhura? Me të vërtetë që myslimanët janë të rrezikshëm!”

Ai e vijon artikullin me fjalët: “Nuk e di, por ne suedezët duhet të hapim sytë dhe të shikojmë të vërtetën. Vura re që kam miq myslimanë shumë fisnikë dhe bujarë. Shumica e tyre kanë një zemër aq të mirë, saqë nuk e kanë suedezët. Në asnjë prej tyre nuk ndjeva urrejtje. Për mendimin tim, është shumë e rëndësishme se si sillemi me njerëzit. Nëse njerëzit i pranojmë dhe i bëjmë pjesë të jetës sonë, në shkëmbim do të shohim dashuri. Ndërsa ne shohim si të tepërt për myslimanët edhe këndimin disa minuta në ditë me altoparlantë të ezanit”.

Pasi ky artikull u pëlqye shumë dhe u ripostua në shifra rekord, në një prononcim të bërë për gazetën “Aftonbaldet”, Lindquist tha: “Doja që dashurinë dhe dhembshurinë e një pjese të madhe të myslimanëve t’ua tregoja suedezëve. Për mendimin tim, ndjehet një frikë dhe shqetësim i kotë ndaj myslimanëve.”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne