Artistët në protestë, futen me forcë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar

Projektligji i ministrisë së Kulturës për të zhvendosur Teatrin Kombëtar ka shkaktar reagime të shumta tek arstistët. Ndërkohë, ditën e sotme ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar. Duke kërkuar transparencë për gjithçka pritet të ndodhë, artistët kërkojnë një takim me ministren Kumbaro.

“I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që tu përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supozohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”, – thonë artistët.
Përderisa nuk është caktuar ende një datë se kur ministrja Kumbaro do t’i presë, artistët parashtrojnë datën 14 shkurt, të mërkurën në orën 16:00 në ambientet e TK-së dhe presin që Kumbaro të shkojë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne