Artisti shpreson për rekordin e Guinnessit – Me dorëshkrimin e Kur’anit 700-metra të gjatë

Një artist egjiptian ka kaluar tri vjet duke krijuar atë që ai shpreson se është Kur’ani më i madh në botë dhe dëshiron ta dorëzojë atë për përfshirje në Librin e Rekordeve Botërore të Guinnessit.

Saad Muhammed, i cili ka pikturuar imazhet islamike në muret dhe tavanet e shtëpisë së tij në qytetin Belkina, në veri të kryeqytetit, Kajro, ka rishkruar librin e shenjtë musliman, Kur’anin, në një fletë letre prej 700 metrash të gjatë.

Ai e ka paraqitur dorëshkrimin e Kur’anit të zbukuruar në një kuti të madhe prej druri.

“Ky Kur’an është 700 metra i gjatë, dhe sigurisht kjo është një sasi e madhe letre”, tha Saad Muhammed .

“Unë vetë e financova këtë projekt për tri vitet e fundit – dhe unë jam një person mesatar. Nuk kam pasuri apo diçka.”

Burimi : IQNA News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne