As toka as ujë për kriminelët e popujve!

DEMONSTRATË E MADHE NË SHESHIN SINTAGMA, GREQI DHE MARSHIM PARA AMBASADËS AMERIKANE KUNDËR SULMIT IMPERIALIST NË SIRI.

E menjëhershme dhe vendimtare ishte përgjigjja kundër ndërhyrjes imperialiste të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë së Madhe në Siri, që patën edhe mbështetjen e NATO-s dhe BE-së si dhe bashkëpunimin e qeverisë greke. Në pasditen e të shtunës, 04/14/2018, mijëra punëtorë, të rinj dhe pensionistë u grumbulluan në sheshin Sintagma, përpara Parlamentit të Greqisë, dhe demonstruan duke marshuar drejt Ambasadës Amerikane, si dhe duke kaluar edhe nga jashtë ambasadave të protagonistëve të tjerë të masakrës imperialiste. Një kuptim të veçantë kishte dhe prania e dhjetëra ushtarëve të rinj të cilët këtë periudhë kryejnë shërbimin e tyre ushtarak.

Në tubim foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, i cili ndër të tjera vuri në dukje:

“Dërgojmë mesazh vendimtar dënimi kundër sulmit të ri në Siri, të kryer nga SHBA-të, Britania, Franca, me mbështetjen dhe tolerancën e anëtarëve të tjerë të NATO-s dhe BE-së.  Ky sulm tashmë kushton jetën e civilëve dhe shumë të plagosur. Imperialistët për të shumtën herë masakrojnë popujt e rajonit. Shkatërrojnë dhe shpërbëjnë shtete, duke shfrytëzuar si pretekst prova të sajuara.

(…) Është gënjeshtër se gjoja vendi ynë nuk merr pjesë në sulmin e ri! Qeveria e SYRIZA – ANEL merr pjesë kokë e këmbë në masakrën e re të imperialistëve, me një rol aktiv dhe më të përmirësuar. Mban përgjegjësi të madhe, sepse qeveria e fut Greqinë dhe popullin tonë akoma më thellë në këtë masakër, për interesat e kapitalit grek, i cili synon të marrë pjesën nga ndarja e plaçkitjes dhe tregjeve. Qeveria, sistematikisht dhe haptazi, zbukuron imperializmin amerikan dhe atë europian.

(…) Tani duhet të forcohet lufta kundër luftës imperialiste. Që të mbyllet baza ushtarake në Sudë të Kretës dhe të gjitha bazave e huaja ushtarake në Greqi. Për mbylljen e bazave ushtarake britanike në Qipro, të cilat janë baza nga ku nisen sulmet e vdekjes. Të kthehen të gjithë ushtarët grekë nga misionet jashtë Greqisë. Për të shkëputur vendin tonë nga NATO dhe BE”.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne