Asad: Lufta nuk ka mbaruar, të largojmë fuqitë që kanë ndërhyrë

Presidenti sirian Bashar Al Asad ka mbajtur një konferencë për mediat në Damask të Sirisë. Asad në fjalën e tij tha se lufta nuk ka mbaruar, ndërsa shtoi se duhet të largohen fuqitë që kanë ndërhyrë në vend, duke pasur parasysh këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqinë, shkruan “Reuters”.

“Nuk duhet të mendojmë gabimisht, siç ndodhi në vitin e kaluar, se lufta ka mbaruar. Mund ta them këtë jo vetëm për qytetarët, por edhe për zyrtarët”, deklaroi ai. Sipas tij, ka një “rrethim” prej fuqive të huaja dhe se vendi duhet “çliruar” prej tyre. “Rrethimi është një betejë në vetvete”, tha Asad në sallë konferencash. Pavarësisht mbështetjes të konsiderueshme të qeverisë siriane prej aleatëve të tillë si Rusia dhe Irani, sërish qeveria e Damaskut po përballet me probleme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne