Asad për Kathimerini: Pse të bisedohet me Trumpin kur ai nuk e kontrollon SHBA-në?

Takimi me Donald Trumpin do të ishte i i kotë, pasi SHBA kontrollohet nga nje shtet i fshehtë brenda shtetit dhe jo nga presidenti amerikan, tha Bashar Assad në një intervistë. Ai vuri në dukje se axhenda e këtij shteti të fshehtë brenda shtetit është të krijojë konflikte të qëllimshme kundër Rusisë.

Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen greke Kathimerini, Assad tha se nuk kishte arsye për t’u takuar ballë për ballë me Trumpin, pasi presidenti amerikan “thotë diçka sot dhe nesër e bën të kundërtën”, dhe ka të ngjarë që të mos jetë edhe në kontrollin e vendimarrjeve politike.

“Nuk mendoj se presidenti i atij regjimi të ketë kontrollin në dorë,” tha Assad për gazetën, duke iu referuar Trumpit. “Ne të gjithë besojmë se shteti i fshehtë brenda shtetit, shteti i vërtetë e ka kontrollin, madje ka kontrollin mbi çdo president, dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re. Gjithmonë ka qenë kështu në Shtetet e Bashkuara gjatë 40 viteve të fundit, të paktën që prej Nixonit, ndoshta edhe më parë, por që kohët e fundit është përforcuar dhe më shumë në rastin e Trumpit”.

Asadi gjithashtu i hodhi poshtë mundësitë e një lufte të tretë botërore që do të shpërthente nga Siria, duke i thënë gazetës greke se përformanca dhe politika e Moskës e ka penguar një përshkallëzim katastrofik edhe pse SHBA ka synuar që ta zgjerojë konfliktin. I pyetur drejtpërdrejt nëse ishte i shqetësuar për mundësinë e nisjes së një lufte të tretë botërore, Assad u përgjigj: “Jo, për një arsye të vetme: Për fat të mirë ju keni një lidership të mençur në Rusi i cili e di se axhenda e shtetit të fshehtë brenda shtetit në Shtetet e Bashkuara është krijimi i konflikteve. Që nga fushata e Trumpit, axhenda kryesore ka qenë kundër Rusisë, të krijojë konflikte me Rusinë, të poshtërojë Rusinë, të sabotojë Rusinë e kështu me radhë,” tha presidenti sirian.

Assad e përfundoi intervistën duke u zotuar për rivendosjen e unitetit dhe rivendosjen e sovranitetit në Siri, duke shtuar se SHBA, Franca, Britania e Madhe, Arabia Saudite, Katari dhe Turqia janë përfundimisht përgjegjësit për luftën shtatëvjeçare dhe janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për mbështetjen e “terroristëve” që luftojnë në Siri./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne