Asad për televizionin e Moskës: si e shmangën rusët konfliktin me amerikanët në Siri

Presidenti sirian Bashar al Assad deklaroi në një intervistë për televizionin rus RT se Moska ka shpëtuar Sirinë nga shkatërrimi përfundimtar dhe se situata ka qenë aq e rëndë sa ndodhej pranë një konflikti direkt ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

Asad deklaroi se fitoret e fundit tregojnë që qeveria është afër triumfit përfundimtar në terren.

Asad akuzoi SHBA-në se po tenton të pengojë procesin politik në Siri.

“Çdo lëvizje përpara e ushtrisë siriane, si dhe e procesit politik, po sjell reaksionin e armiqve tanë, kryesisht Pernëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe kukullat e tyre në Evropë e rajonin tonë, pasi ata përpiqen të mbështesin më shumë terrorizmin, duke sjellë më shumë terroristë në Siri, ose duke penguar procesin politik”, tha Assad për korrespondentiin e RT-së, Murad Gazdiev, gjatë një interviste në Damask.

Sipas presidentit sirian, kundërshtarët e tij nëse ngelin pa financim, shkatërrohen brenda një viti.

“Bota nuk e bleu përrallën amerikane të armëve kimike”, tha ai

Ai kundërshtoi se ka përdorur armë kimike në Douma. “Pse ta bëja atë, çfarë interesi kemi ne?”, pyeti Asad.

Presidenti sirian tha se Moska ka luajtur gjithashtu një rol në kufizimin e ndikimit të Uashingtonit dhe ndërhyrjes në rajon.

“Rusia pengoi një sulm në shkallë të gjerë në Siri. Rusët njoftuan publikisht se ata erdhën për të shkatërruar bazat të cilat do të përdoren për të nisur raketa. Po përgatitej një sulm i madh i Perëndimit dhe vetëm ndërhyrja e rusëve e zvogëloi këtë aksion”, tha Asad.

Këshilltarët rusë po drejtojnë gjithçka në ushtrinë siriane dhe Asad i falënderoi ata që sipas tij luftuan ballë për ballë me SHBA.

“Ishim afërt një konflikti të drejtpërdrejtë mes forcave ruse dhe forcave amerikane, dhe për fat të mirë, ajo u shmang, jo nga mençuria e udhëheqjes amerikane, por nga mençuria e udhëheqjes ruse.

Ne kemi nevojë për mbështetjen e Rusisë, por ne kemi nevojë në të njëjtën kohë për të shmangur marrëzinë amerikane në mënyrë që të jemi në gjendje të stabilizojmë vendin tonë”, tha Asad. /tesheshi.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne