Asad: Siria do të blejë sistem raketor nga Rusia per tu mbrojtur nga sulmet e Izraelit dhe Amerikës

Presidenti i Sirisë deklaroi se Damasku është duke zhvilluar negociata me autoritetet e Rusisë për blerjen e sistemit më të sofistikuar anti-raketor për tu përballur me sulmet e regjimit sionist dhe kërcënimet e Amerikës.

Bashar Asad në një intervistë me kanalin televiziv Tel-Sur, deklaroi: “Është e natyrshme që Siria dëshiron të blejë një sistem të tillë anti-raketor, për arsye se regjimi sionist që nga viti 1948, vazhdimisht ka sulmuar vendet arabe rreth tij. Në janarin e kaluar Siria ka deklaruar se Izraeli ka bombarduar një aeroport ushtarak në perëndim të Damaskut në të cilin ishin vendosur strukturat e inteligjencës së forcave ajrore të ushtrisë siriane. Të enjten gjithashtu, Siria ka akuzuar Izraelin se ka sulmuar aeroportin ndërkombëtar të Damaskut me anë të raketave. Bashar Asad vuri në dukje sulmet raketore të Amerikës në bazën ajrore Al-Shayrat në qendër të Sirisë dhe deklaroi: “Është e natyrshme që ne aktualisht po zhvillojmë negociata me rusët për forcimin e sistemeve mbrojtëse anti-raketore, për arsye se dëshirojmë të përballemi me kërcënimet dhe sulmet ajrore dhe raketore të Izraelit dhe Amerikës”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne