Asistenti Tartari me tre qepje në vetull, në Vlorë reagojnë ashpër: Palaço! Skenar për të prodhuar dhunë

Pas deklaratës së asistentit Ilir Tartari për “Panorama Sport”, i cili pretendon se është goditur nga vlonjatët dhe ka përfunduar në spital me 3 të qepura në vetull, kanë reaguar tifozët e Flamurtarit.

Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, vlonjatët e kanë hedhur poshtë deklaratën e Tartarit ku pretendon që është dhunuar nga drejtuesit e Flamurtarit, duke e quajtur atë palaço.

“Vendos një fasho mbi sy dhe pretendon dhunë e të qepura ky palaço, por e gjitha kjo nuk është asgjë tjetër vetëm një skenar për të prodhuar dhunë e me pas alibi për të dënuar Flamurtarin. Ka Zot! Askush nuk ia ka dalë me padrejtësi as do t’ia dali në këtë jetë” shkruhej në postimin e faqes që mban emrin e klubit vlonjat por që administratohet nga tifozët.

2

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne